-4.6 C
Tetovo
E diel, 12 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaFlota hije e Rusisë në Detin Baltik, Gjermania: Putin po shmang sanksionet...

Flota hije e Rusisë në Detin Baltik, Gjermania: Putin po shmang sanksionet dhe po kërcënon BE

Një anije cisternë nafte e bllokuar në ujërat gjermane i përket flotës hije të Rusisë, sipas autoriteteve në Berlin.

Siç thuhet, përmes saj Moska përpiqet të shmangë sanksionet perëndimore. Autoritetet detare të Gjermanisë thanë të premten se anija me flamur panamez, e njohur si Eventin, kishte humbur fuqinë dhe drejtimin, dhe se rimorkiatorë I kishin ardhur në ndihmë për ta siguruar.

Ministrja e jashtme Annalena Baerbock fajësoi Moskën, duke akuzuar presidentin Putin për shmangie te sanksioneve dhe kërcënim të sigurisë europiane përmes dërgimit të një flote cisternash të ndryshkura.
Rusia, që më herët ka refuzuar tu përgjigjet akuzave se përdor flotë hije, nuk ka komentuar lidhur me incidentin. SHBA, Britania e madhe dhe Be kanë vendosur sanksione ndaj industrisë së naftës ruse, pas nisjes së luftës në Ukrainë në vitin 2024.

Sipas autoriteteve detare gjermane, mjeti lundrues i bllokuar në ujërat e vendit, ishte 274 metra i gjatë dhe 48 metra I gjerë, dhe transportonte 90 mijë ton naftë. Berlini bëri të ditur se nuk ishte evidentuar rrjedhje nafte dhe se po vlerësonte hapat që do të ndërmerrte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments