7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFlet deputeti Skender Rexhepi: Alternativa që pas kongresit partiak nuk ka ndryshuar...

Flet deputeti Skender Rexhepi: Alternativa që pas kongresit partiak nuk ka ndryshuar asgjë

Pas shkëputjes nga Alternativa në Kuvend, deputeti Skender Rexhepi gjatë një prononcimi për KlanMacedonia.mk tha se vendimin e ka marr pas mos përmbushjes së pritshmërive nga udhëheqësia aktuale e partisë e dal nga kongresi i muajve më parë.

I pyteur në lidhje me atë nëse do të votonte tani si deputet i pavarur një mocion kundër kësaj qeverie, Rexhepi tha se e ka perkrahur qeverinë aktuale shkaku i marreveshjes qeveritare dhe beson qe ka ende mundësi qe kjo marreveshje të zbatohet.

“E kam perkrahur qeverine shkaku i marreveshjes qeveritare dhe besoj që ka ende mundesi qe kjo marreveshje te filloj te zbatohet”, u shpreh Rexhepi për KlanMacedonia.mk

Rexhepi deri më tani ishte pjesë e subjektit politik Alternativa, ndërsa një ditë më parë kjo parti zgjodhi anëtarët e kryesisë qëndore në të cilat nuk bënte pjesë deputeti Rexhepi.klan.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments