9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaFlasin mjekët, si duhet të udhëtojmë gjatë pandemisë së Covid-19

Flasin mjekët, si duhet të udhëtojmë gjatë pandemisë së Covid-19

Siç vërejnë mjekët e CDC-së, numri dhe lloji i ndalesave që ju bëni gjatë një udhëtimi rrugor për gaz, ushqim apo banjë, rrit rrezikun e ekspozimit pasi ju vë në kontakt të ngushtë me njerëz dhe sipërfaqe të tjera.

Doktor Jessie Abbate, një biolog i sëmundjes infektive nga Virginia rekomandon që të planifikoni sa më shumë që të jetë e mundur minimizimin e numrin të ndalimeve. Paketoni ushqimin dhe ujin, kështu që duhet të ndaleni më rrallë dhe të zvogëloni numrin e njerëzve me të cilët kontaktoni. Nëse keni nevojë të bëni një ndalesë gjatë natës, kontrolloni protokollin e pastrimit të vendit ku po shkoni. Dezifenktant, peceta të lagura, shumë kujdes!

Për njerëzit që nuk kanë mundësi të shmangin udhëtimet në të ardhmen e afërt, gjetja e mënyrave për të lëvizur sa më sigurt në të gjithë vendin është bërë norma e re e jetesës mes pandemisë së koronavirusit.

A duhet të fluturoni?

Të merrni një tren?

Të hipni në makinë?

Për ata që pyesin se si të bëjnë një udhëtimrrugor të sigurt, ekspertët kanë disa këshilla se si të minimizoni rrezikun e ekspozimit gjatë udhëtimit.

Nëse duhet të bëni një udhëtimrrugor në distanca të gjata në javët e ardhshme, këtu janë disa gjëra që duhet të merrni parasysh përpara se të merrni rrugën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments