9.9 C
Tetovo
E martë, 13 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaFjalimi i Zelenskyt “elektrizon” deputetët britanikë, Johnson: Asnjëherë s’kemi dëgjuar diçka të...

Fjalimi i Zelenskyt “elektrizon” deputetët britanikë, Johnson: Asnjëherë s’kemi dëgjuar diçka të tillë

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka folur pas fjalimit para deputetëve të shtetit të tij nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Johnson tha se nuk ka dëgjuar asnjëherë fjalim të tillë gjatë “shekujve të demokracisë parlamentare”, shkruan Sky Neës, transmeton lajmi.net.

“Asnjëherë më parë në të gjithë shekujt tanë të demokracisë sonë parlamentare Dhoma nuk ka dëgjuar një fjalim të tillë”.

“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë furnizimin e Ukrainës me armët që i nevojiten dhe shtrëngimin e sanksioneve ekonomike ndaj Vladimir Putinit”.

“Ne do të përdorim çdo metodë që mundemi, diplomatike, humanitare dhe ekonomike, derisa Vladimir Putin të ketë dështuar në këtë sipërmarrje katastrofike dhe Ukraina të jetë sërish e lirë”, tha ai.

Udhëheqësi i laburistëve, Sir Keir Starmer vlerësoi më pas udhëheqjen e Zelensky.

“Askush nuk do ta fajësonte atë për arratisjen”.

“Unë kam shtuar se presidenti ukrainas e ka nxitur botën në veprim, ku shumë shpesh ne e kemi lënë Putinin të ndjekë rrugën e tij”.

Udhëheqësi i SNP, Ian Blackford, foli gjithashtu, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar qëndron me popullin e Ukrainës dhe duhet të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar që të sanksionojë regjimin në Moskë

Fjalimi i Zelenskyt është pritur me duartrokitje të zjarrta nga liderët dhe deputetët britanikë. /Lajmi.net/

VIDEO, KLIKO KËTU.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments