7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFitore Pacolli deputete e VV i reagon Haradinajt: Vota për qeverinë e...

Fitore Pacolli deputete e VV i reagon Haradinajt: Vota për qeverinë e re që mos të shkoni në burg, më rëndësi me pare të shtetit me shku në Saint Moritz

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka reaguar ndaj Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se vota për qeverinë, është votë për Kosovën, për stabilitet ekonomik dhe kthim në normalitet të shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Haradinaj ka menduar se kjo është shpresa e fundit për ta rikthyer pushtetin e kontrollin që e humbëm mbi asetet shtetërore dhe do t’i shfrytëzojmë sa të mundemi sepse është hera e fundit, përcjell Bota sot.

Më tej, ajo ka thënë se ai ka menduar se VV ishte duke i marrë në qafë, me Vetting e konfiskim të pasurisë, si të jetojna pa luks, e si të ja blej Anitës çantat me asi firma që kushtojnë 2-3 mijë euro.

“Vota për qeverinë e re është votë që na mos me shku në burg. Punë e madhe nëse ia falim Serbisë Mitrovicën e Ujmanin. Qysh ia falëm Malit të Zi Çakorrin, Bjelluhën e Zhlebin s’bahet nami me ia falë pak tokë edhe Serbisë. Na kritikojnë unë dal para kamerave i preki pak sytë me qepë dukem sikur po qaj, e tek pastaj mund ta këndoj këngën “ka po shkon mojjjj Zanë…?.”” ka shkruar Pacolli në Facebook.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Ramushi paska thënë disa fjalë për qeverinë që do të kontrabandohet sot.

“Është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet! Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën!”.

Por ka menduar kështu:

“Është shansa jonë e fundit për ta rikthyer pushtetin e kontrollin që humbëm mbi asetet shtetërore, të shfrytzojmë sa të mundemi se kjo do të jetë hera e fundit, sa ma llugë ma pak merret vesh se sa para vjedhim.

Kujt po i intereson për paranë publike, shëndetësinë a arsimin, më rëndësi me pare të shtetit me shku në Saint Moritz.

Si dhe nuk tutemi. Se këta të Vetëvendosjes kenë tu na marrë në qafë. Vettingu, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme e luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar nuk na konvenon. Nuk na konvenon se këta na e marrin krejt pasurinë që e kena vjedhë deri më sot. E qysh jetojna pa luksin që jena msu. Qysh ja blej Anitës çantat me asi firma që kushtojnë 2-3 mijë euro.

Vota për qeverinë e re është votë që na mos me shku në burg. Punë e madhe nëse ia falim Serbisë Mitrovicën e Ujmanin. Qysh ia falëm Malit të Zi Çakorrin, Bjelluhën e Zhlebin s’bahet nami me ia falë pak tokë edhe Serbisë. Na kritikojnë unë dal para kamerave i preki pak sytë me qepë dukem sikur po qaj, e tek pastaj mund ta këndoj këngën “ka po shkon mojjjj Zanë…?.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments