Nga Fitim ÇAUSHI
ÇUDITËRISHT prof. Milo vitet e fundit ka filluar një kthesë spekulative, veçanërisht i puqet
ylli me Fevziun: “Enver Hoxha e dinte se Fundo kishte ndikim te misionet britanike, se ishte
bashkuar me Kryezinjtë në luftë kundër gjermanëve, se nuk kishte asnjë lidhje me
kolaboracionistët, por ai nuk mund t’ia falte kurrë Fundos biografinë si militant komunist…”
(Blendi Fevziu, Enver Hoxha…Tiranë 2011, f. 78)
Për këtë trillium të Fevziut, prof. Paskal Milo është i ndërgjegjshëm, por në emisionin
televiziv të datës 11 prill në TVSH, Milo i ngre hymn agjentit të britanikëve dhe shovinizmit
grek, sikurse ishte Llazar Fundo, duke e quajtur “militant komunist të Kominternit” se ai” na
qenkej më i zoti se edhe Enver Hoxha” etj. etj. (!) dhe se tremebesj se ai muind t’i zinte
vendin”, duke e personalizuar politikën parimore dhr atdhetare të Enver Hoxhës.
Këtë kthese, që e prezantzon prof Paskal Milin si një studiues portativ, i sipërfaqshëm, pa
vërtetësi historike, krejtësisht tendencioz në shërbim të një mizantropi si Blendi Feziut, po e
ballafaqojmë me kujtimet e patriotit Nikolla Lakos, që ndodhen në Arkivin Qëndror të Shtetit
dhe në Arkivin e Institutit të Historisë: ”Takimi me Presidentin Uillson dhe pabesia e Llazar
Fudos” gjatë Konferencës së Paqes në Paris, në një moment tepër të vështirë për fatet e
Shqipërisë, e nxjerrin prof. Paskal Milon, më renegat se vet Fundo:
“Përgatita një memorandum mbi Shqipërinë, një hartë ethnografike të Shqipërisë, një hartë
ethnografike të qarkut të Korçës, një hartë të Çamërisë, fshat më fshat dhe u paraqita te
Uillsoni…kërkoi nga mua dhe informata të tjera dhe i dëgjonte me vërejtje të madhe…pas
një orë e 15 minuta më dha dorën dhe më tha: ”Një kopje të Memorandumit dhe nga një
prej këtyre hartave t’ia shpiesh delegacionit amerikan”…Të nesërmen u nisa për te
delegacioni amerikan. Atë ditë e kisha ftuar Llazar Fundon të hante drekë me mua…sa dola
te porta u duk Llazari: ”Hajde dhe ti me mua”, i thashë Llazarit…kish mbaruar gjimnazin e
Korçës dhe ardhi në Paris ku u shkrojt në drejtësi. I ati e kish rekomanduar në mua dhe
mua m’i dërgonte të hollat që i duheshin për shpenzime…Dukej djalë i shtruar i squar, i
sjellshëm dhe studios. Aso kohe qe kundër pleqve dhe thesh: ”Këta pleqtë tanë duhen
prerë nga këmbët, se të jenë shqiptarë dhe të kërkojnë Greqinë”! Me të këtillë fjalë ma
ngrohu zemrën sa e desha si djalin t’em…Llazar Fundo në shtëpinë time kishte liri të
madhe…së bashku me këtë, u paraqitmë në Legacionin amerikan…pas 5 minutash dolli
kryedelegati, i cili më priti me buzëqeshje…ikmë. Kur arrimë poshtë te porta e udhës, Llazar
Fundo më tha:
-Unë të qeshë zotuar të vinja të hanja drekë sot në shtëpinë tënde, por kisha harruar se
kesha rendez-vous me një çupë.
-Me çupën mos e prish pa drekën e hamë dhe nesër…
Të nesërmen më thirëm urgjentisht në delegacionin amerikan, pas 5 minutave doli
kryedelegati me turinj lëshuar dhe me një zë të egër më thotë:
-Në hartat ethonografike tuajat shikoj, se disa fshatra të banuara nga grekët, janë
prezantuar sikur banohen prej shqiptarësh.
-Zoti kryedelegat, nuk ka as gjysëm fshati që të jetë i banuar prej grekësh…
-Ka plot ja një: ”Gardhiqi”…
Prapa kryedelegatit është një bibliotekë…këndova mbi kurrizin e një libri: DOZZON-
MANUEL DE LA LANGUE CHKIPE: Këtë libër e kesha në bibliotekën t’ime…Dozon ka
qenë konsull i Francës në Janinë në kohën e Ali Pashë Tepelenës…I them kryedelegatit të
mundohet të marrë nga biblioteka librin e Dozon-it dhe t’a hapë në fjala: ”Gardhiqi”, dhe do
të bindet për këto që i them.
Kryedelegati e mori librin me nervorizëm dhe këndon këto: ”Gardhiqi”, fshat shqiptar në
Epir: rrjedh nga fjala “gardh” (hae), “gardhi” (la hae), nën këtë emër ka edhe lokalitete të
tjera në Epir.
-Zoti kryedelegat, në Shqipëri ka fshatra me emëra grekë, sllavë, rumunë a turk, po banorët
janë kurdoherë shqiptarë…Në Shqipëri të Jugut kemi një qytet të vogël që quhet “Konispol”,
emër thjesht greqisht po banorët janë të gjithë Shqiptarë dhe myslianë, të cilët kurrë nuk do
të deshën të bëhen grekë…që të jini më të drejtë ju amerikanët jepini edhe juve grekëve
Philadhelphinë t’uaj se edhe ajo e ka emrin grek.
-Philadhelpia qenka emër grek, po çdo me thënë?
-“Miku i vëllezërisë”.
Kryedelegati…më përcolli gjer në krye të shkallës, ku më priste një kapiten amerikan, i cili
duke zbritur më tha:
-Ay djaloshi që erdhi me ju dje në mëngjes, vajti te kryedelegati, dje pas darke, erdhi me dy
delegatë Vorioepiriotë…ata ja bënë mëndjen çarçaf, po shyqyr që pate përgjigje të sakta
me prova të vërteta…
Tradhëtia e Llazar Fundos më çuditi kaq shumë dhe më zëmëroi pa masë, sa u betova që
lipsej medoemos të mësoj moralin e vërtet të tij…”(AIH – A-IV-159, N.Lako, Kujtimet e mija)
Për të mësuar për veprimtarinë e Llazar Fundos, patrioti Nikolla Lako, paguan 600 franga
policinë e Parisit, e cila hetoi në Korçë dhe Paris, Nikolla Lako shkruan: ”Nga raporti që më
dërgoi Policia Private, merret vesh që Llazar Fundoja bënte një jetë të ç’rregullt, prishte
shumë të holla, bënte vizita të shpeshta në Legacjonin Englez, në Legacionin Italian dhe në
Legacionin Grek…Kishte gjashtë të dashura…Kështu mori fund tradhëtia që i bëri
Shqipërisë Llazar Fundoja me Vorioepiriotët që i shpuri delegacionit amerikan që t’i provojë
se “Gardhiqi” është grek…”(AIH – A-IV-159, N.Lako, Kujtimet e mija)
Babai i Fundos i shkruante Nikolla Lakos: ”Jemi bërë merak mos është i sëmurë…si bën
për para se s’më ka kërkuar”(AIH – A-IV-159, N.Lako, Kujtimet e mija) Mihal Lako i
përgjigjet: ”Mos u bëj merak se nuk është i sëmurë, sa për para mos u bëj merak, se ti e
njeh mirë, është finok i madh, ka ditur ta gjejë mademin”.( AIH – A-IV-159, N. Lako, Kujtimet
e mija)
Nikolla Lako dëshmon tradhëtinë kombëtare të Llazar Fundos qysh në vitin 1920, kur Enver
Hoxha ishte vetëm 12 vjeç! Tradhëtia e tij do të vazhdonte edhe në vitin 1938, Fundo do të
dënohet nga shqiptarët e Parisit, si anëtarë të Kominternit, më 25 shkurt 1938. Ali Kelmendi
i shkruante Fan Nolit: ”Cili jeni ju, e di fare mirë populli shqiptar, gjithashtu njihet edhe
Llazar Fundo, që e ka ndrrue fen’ nj’a 4 a 5 herë; gjithmonë ka ec andej, kah ka frye era e
ditës”.(Fan S. Noli vepra VI, “Dudaj”, Tiranë 2007. f. 441)
Një muaj më vonë, më 16 mars 1938, Ali Kelmendi informon Nolin: ”Llazar Fundo u
demaskua si tradhtor e si kështu u dëbue nga fronti. Tash jeton nëpër rrugat e Parisit taman
ashtu si e ka pas pseudonimin dikur…zagar. nji gja fatale kjo, por edhe nji përfundim logjik
për një tip qi dikur, tue qenë fëmi, ishte rekrutue në batalionin e Andartëve, pra siç dihet,
nuk ka tradhëtue për të parën herë”. (Fan Noli, vepra VI, “Dudaj”, T. 2007, f. 444)
Gjithë kjo debulesë e paskal Milos për një “zagar” si Llazar Fundo…! Vallë nuk i ka lexuar
dokumentet prof. Paskal Milo që shkruan me konsierata të larta për një tradhëtar të
neveritshëm kiundër interesave të Shqipërisë qysh nl vitin 1920? Mos vallë ka influencuar te
prof. Milo geni i përbashkët i gërqisë: Llazar Fundo-Paskal Milo? Si mund të shkruajë dhe si
mund të flasë për historinë e Shqipërisë pa i shterruar burimet e shkruara?
Llazar Fundo erdhi me vonesë në periudhën e Luftës Antifashiste në Shqipëri, sepse ishte i
dënuae si agjent qysh në Francë. Duke qenë agjent i britanikëve, ai erdhi në Shqipëri me
vonesë, kur e urdhëruan britanikët, sikurse urdhëruan edhe Mehmert Shehun, Sejfulla
Malshovën dhe disa të tjerë. Llazar Fundo njuk erdhi për të luftuar për çlirimin e vendit, por
për ta përçarë unitetin e Frontitit Nacionalçlirimtar.
Për ta përforcuar reabilitimin e një tradhëtari të neveritshëm, Fevziu citon pjesë nga letra e
Enver Hoxhës nisur për Divizionin e Veriut më datë 21 shtator 1944: ”Zain e Fundos ta
torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni. Ti kërkohet të japë shpjegime për këto
pyetje: Pse ka ardhur në Kosovë? Kush e ka dërguar dhe me ç’direktiva?!…Cilat janë
qëllimet e Ganiut dhe të anglezëve? Të japë shpjegim për aktivitetin e tij të mëparshëm dhe
për tradhëtinë e tij”! (Bledi Fevziu, Enver Hoxha… f. 77)
Në këto tjerrje, pa dashur del konseguenca e Enver Hoxhës në rrugën e tij për të garantuar
fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kundër agjentëve të britanikëve, të cilët
planifikonin pushtimin e Shqipërisë pas luftës nëpërmjet agjentëve të tyre brënda në
Shqipëri. Jo më kot gjeneralët gjerman e justifikonin okupacionin e tyre për “të na mbrojtur
nga pushtimi britank” dhe këtë e di mirë pseudoprofesori Milo, që po hedh poshtë veprën e
tij!
Në një raport të shërbimit të fshehtë amerikan në shtator 1944, shkruhet: ”Udhëheqësit
nacionalistë ende shpresojnë, se britanikët do t’i çarmatosin komunistët dhe do të thërrasin
gardën e vjetër për të qeverisur Shqipërinë”.( W.Bland-J.Price, The Tangle Web, Londër
1986, f. 88. Dokumenti arkival: A. 226/297/L50417)
Sikundër shihet, ky objektiv strategjik i britanikëve ishte kundër udhëheqjes së Luftës
Antifashiste Nacionalçlirimtare, ata do të përkraheshin aq sa të mposhtej ushtria naziste,
pastaj do t’i shfarosnin komunistët dhe antifshistët shqiptarë, sikurse vepruan në Greqi pas
Varkizës.
Këmbëngulja e Enver Hoxhës, të hetohet Fundo, përse ka shkuar në Kosovë, ishte
plotësisht e drejtë, ajo bazohet mbi të dhënat paraprake që kanë dhënë kuadrot dhe
drejtuesit e Luftës në bazë për veprimtarinë tradhëtare dhe përçarëse të Fundos. Ai shkoi
atje me porosi të anglezëve për të ndikuar në shpërbërjen e lëvizjes çlirimtare, çka do t’i
sillte Titos mundësinë të terorrizonte popullin e Kosovës si një popull të lidhur me fashizmin
dhe shkëputej përfundimisht shprsa për tu çliruar nga Serbia dhe për t’u bashkuar me
Shqipërinë..
Edhe prof. Milo e quan Fundon “komunist të orëve të para” por nuk jep asnjë dokument për
aktivitetin komunist të tij, as për tradhëtinë e tij, për të cilën ka plot dokumente të shkruara
në Historinë e Partisë Komuniste Shqiptare dhe në arkiva. Prof. Milo dhe renegatë të tjerë,
spekullojnë me fragmente nga kujtimet e ndonjë intelektuali, për të dëshmuar “militantizmin”
e Fundos, sikundër me ato të Vedat Kokonës, 30 vjet më vonë, pasi ishte rrëzuar pushteti
popullor:”Ai ishte krejt ndryshe jo vetëm nga pamja e hijshme, por edhe nga sjellja dhe
kultura e gjerë që kishte…Rrallë kam takuar shqiptarë me kulturë të rrallë si
ai”.(B.Fevziu,Enver Hoxha… f.78)
Drejtimi i luftës kundër fashizmit, në çdo vend të Europës kërkonte revolucionarë, jo “pamje
të hijshme” dhe lustër kulturore, sikundër sensibilizohen mercenarë dhe profesorë pa shtyllë
kurrizore sot, sepse nisen nga ana e jashtme e Fundos, për ta paraqitur, jo si konflikt politik,
por si konflikt personal midis Enver Hoxhës dhe Fundos. Prof. Milo i shmanget brendisë
revolucionare dhe vendosmërisë së një drejtuesi për të mbrojtur interesat e Atdheut, duke
bërë akrobaci fjalësh me “zotësinë e Llazar Fundos, me gjoja kulturën” e tij, por nuk na
thotë konkrertisht ku i ka pasur veprat në shërbim të Shqipërisë dhe cila ka qenë kultura që
i la ai fondit të artë të kulturës kombëtare?
Përse këta kalemxhinj duan doemos të na bindin, se ishte Enver Hoxha që i eliminoi
kundërshtarët për të mbajtur piramidën e partisë gjatë luftës, dhe nuk ishin pikërisht Fundot
me shokë, që synonin majën e kësaj piramide, duke rrezikuar me qëndrimet e tyre trockiste
dhe nënshtruese ndaj interesave të të huajve, sakrificat e popullit shqiptar! Ja, në çfarë llumi
ka rënë prof. Pasal Milo!
Ka plot dokumente në arkiv për tradhëtinë e Llazar Fundos në shërbim të andartëve grekë,
dhe për këtë tradhëti, ai dhe të tjerë morën dënimin e merituar. Enver Hoxha nuk
organizonte “eliminime” për të mbetur i vetëm në krye të Partisë, apo se i druhej «
konkurencës « së agjetëve të huaj, dënimet ndaj elementëve armiq i vendoste kolegjialisht
me shokët e udhëheqjes; a kishte të drejtë Enver Hoxha të vinte në dyshim raportimet e
shokëve gjatë luftës?! A kishte të drejtë Enver Hoxha t’i injoronte këto raporte, se ja do
“detyra” prof. Milos e kompani, tani pas 80 vjetësh, që hedh helmin kundër Enver Hoxhls,
me « zotësinë » e rrallë të LLazar Fundos! A kishte mundësi Enver Hoxha në kushtet e
Luftës, të bënte hetime mbi devijimet e këtyre personave për të përcaktuar saktë shkallën e
gabimit apo fajit të tyre! Sa poshtë kini rënë prof. Paskal Milo: e filluat regresin me
ortakllëkun me Uran Butkën, e thelluat tradhëtinë me falsifikimin e letrës së 1 tetorit 1943 të
Enver Hoxhës, e menderose me vlerësimin e Ahmet Zogut si dorë e fotrtë e shtetit shqiptar,
përkundër Fan Nolit që na qenkesh liberal jo për drejtim” etj etj. A bie në këtë rrukullimë një
intelektual i formuar?
Tiranë 18 prill 2024