Studiuesit finlandezë kanë instaluar ‘baterinë e rërës’ të parë funksionale në botë, e cila përdor rërë me cilësi të ulët për t’u ngarkuar me nxehtësinë e prodhuar nga energjia elektrike e lirë nga dielli ose era dhe mundëson ngrohjen qendrore me kosto të ulët.
Kjo pajisje mund të ruajë energji të rinovueshme për muaj të tërë, pasi rëra grumbullon nxehtësi në rreth 500 gradë, e cila më pas mund të ngrohë shtëpitë në dimër kur energjia është më e shtrenjtë.
Zhvilluesit thonë se mund të zgjidhë vështirësitë e furnizimit gjatë gjithë vitit, që është problemi kryesor i energjisë së gjelbër, shkruan portali i energjisë, duke cituar BBC.
Aktualisht, shumica e baterive janë prej litiumi dhe janë të shtrenjta dhe mund të përballojnë vetëm një sasi të kufizuar të energjisë së tepërt.
Një ekip inxhinierësh të rinj finlandezë kanë përfunduar instalimin e parë komercial të një baterie prej rëre që ata besojnë se mund të zgjidhë problemin e ruajtjes në një mënyrë të lirë dhe me ndikim të ulët.
Pajisja është instaluar në termocentralin Vatajenkoski, i cili menaxhon sistemin e ngrohjes qendrore të qarkut.
Spiralja lëshon ajër të nxehtë që ngroh ujin për sistemin e ngrohjes qendrore dhe më pas derdhet në shtëpi, zyra dhe madje edhe në pishinën lokale. Studiuesit finlandezë kanë instaluar ‘baterinë e rërës’ të parë funksionale në botë, e cila përdor rërë me cilësi të ulët, ngarkohet me nxehtësinë e prodhuar nga energjia elektrike e lirë nga dielli ose era dhe mundëson ngrohjen qendrore me kosto të ulët.

burimi i lajmit