2.9 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaFinlanda shpallet vendi më i lumtur për të jetuar, Maqedonia e fundit...

Finlanda shpallet vendi më i lumtur për të jetuar, Maqedonia e fundit nga vendet e rajonit

Për herë të pestë Finlanda ka zënë vendin e parë më të lumtur për të jetuar, ndërsa Maqedonia është në vendin e 89-të në mesin e 146 vendeve të renditura, sipas World Happiness Report, botim i Rrjetit të OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm.

Në mesin e dhjetë vendeve më të lumtura këtë vit janë Danimarka, Islanda, Zvicra, Holanda, Luksemburgu, Suedia, Norvegjia, Izraeli dhe Zelanda e Re.

Raporti Botëror i Lumturisë vlerëson 146 vende dhe merr parasysh tregues të tillë si jetëgjatësia, mbështetja sociale, korrupsioni dhe të tjera.

Nga vendet në rajon, vendi më i lumtur për të jetuar është Sllovenia, e cila renditet e 22-ta, e ndjekur nga Serbia e 43-ta, Kroacia e 47-ta, BiH e 67-ta, Mali i Zi i 75-ti dhe Maqedonia Veriore e 89-ta.

Krahasuar me vitin e kaluar, nga vendet e rajonit, vetëm BiH dhe Mali i Zi ranë me disa vende. Sipas raportit të vitit të kaluar, Sllovenia renditet e 29-ta, Serbia e 48-ta, Kroacia e 60-ta, BiH e 64-ta, Mali i Zi i 70-ti dhe Maqedonia veriore e 94-ta.

Amerika ra në vendin e 16-të nga vendi i 14-të i vitit të kaluar, Britania në vendin e 17-të nga vendi i 18-të i vitit të kaluar dhe Franca e pandryshuar në vendin e 20-të.

Nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, Lituania dhe Estonia kanë treguesit më të mirë, e 34-ta dhe e 36-ta, e ndjekur nga Moldavia e 62-ta, Kirgistani e 64-ta, Bjellorusia e 65-ta, Turkmenistani e 78-ta, Rusia e 80-ta krahasuar me vendin e 60-të të vitit të kaluar, raporton RIA Novosti.

Sipas OKB-së, vendet më fatkeqe janë Afganistani, i cili është në vendin e fundit dhe Libani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments