Ministria finlandeze e Mirëqenies Sociale dhe Shëndetësisë, i ka bërë thirrje banorëve nën moshën 40-vjeçare, që të blejnë tableta jodi si masë parandaluese në rast të rrezikut nga rrezatimit bërthamor, raportojnë mediat finlandeze.
Barnatoret në këtë shtet nordik u mbaruan tabletat, pak orë pas njoftimit të ministrisë, transmeton Telegrafi.
Një farmacist finlandez ka konfirmuar se tabletat e jodit janë shitur në të gjitha barnatoret në vend, megjithatë ai theksoi se ato do të jenë të qasshme shumë shpejt.
Nga kjo shoqatë kanë bërë të ditur se përkundër kërkesës së autoriteteve, nuk ka urgjencë dhe se duhet të kontrollojnë nëse tashmë kanë jod në shtëpitë e tyre.
Finlanda e cila ndan kufirin prej 1.340 kilometrash me Rusinë, prej dekadash ka zhvilluar një plan gjithëpërfshirës për të përgatitur popullsinë e saj për luftëra të mundshme, incidente bërthamore dhe fatkeqësi natyrore.
Finlanda ka rrjet të gjerë të strehimoreve për mbrojtjen e civilëve, dhe rezerva të mëdha strategjike dhe protokolle emergjente. /Telegrafi/