Nga tre kandidatë, vetëm Ljupço Kocevski e ka kaluar filtrin në Këshillin e Prokurorëve Publikë në luftën se kush do ta pasojë Ljubomir Joveskin si prokuror publik i shtetit. Kocevski ka marrë një mendim pozitiv unanim dhe të gjithë anëtarët e këshillit kanë pasur vetëm fjalë lavdëruese për të gjatë diskutimit.
Për dallim nga Kocevski, të gjithë kanë dhënë mendim negativ për prokuroren Lidija Raiçeviq. Prokurorët që morën pjesë në diskutim e vlerësuan atë për strategjinë e paraqitur se si do ta kryente funksionin, por konsideruan se Raiçeviq nuk do të mund të merrej mbi të gjitha me organizimin e institucionit.
Një nga prokurorët e qortoi Raiçeviqin se rasti i fundit për të cilin ajo punoi përfundoi me një lirim. Një tjetër theksoi se ky nuk është rasti i vetëm. Prokurorja Fatime Fetai dështoi që në fillim për shkak të dokumentacionit jo të plotë.
Qeveria do të duhet të miratojë kandidatin e përzgjedhur nga Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe më pas propozimi do të shkojë për votim në Kuvend.