Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Ljupço Nikolovski sot prezantoi programet e punës së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave për vitin 2023. Ai gjithashtu informoi se ka filluar të aplikohet modeli i ri i subvencionimit.
“Po fillojmë me aplikimin e modelit të ri të subvencionimit. Të gjithë fermerët marrin subvencionim të drejtpërdrejtë paraprakisht në masën 30% gjatë vitit si subvencion për kultivimin e tokës bujqësore, pavarësisht nga kultura që kultivojnë.
Modeli i ri i subvencionimit sjell edhe subvencione më të mëdha për blegtorët, ku rritet mbështetja për kokën riprodhuese të bagëtive si dhe mbështetja për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar.
Për fermerët e vegjël subvencionet do të paguhen përnjëherë, pa u ndarë në bazë dhe shtesë, duke aplikuar sipas pagesave historike për vitet e kaluara dhe duke paraqitur deklaratë për prodhimtarinë e planifikuar”, sqaroi Nikollovski.