Maqedonia e Veriut është nikoqire e Këshillit të 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, ku marrin pjesë rreth 1000 delegatë nga 57 vende anëtare të Organizatës dhe vende partnere.
Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, ka pritur ministrat e jashtëm, shefat të delegacioneve dhe delegatët e tjerë të nivelit të lartë në hapjen zyrtare të Këshillit të 30-të të Ministrave të OSBE-së që po mbahet në sot në Shkup.
Tashmë vetëm se kanë filluar të shkojnë të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim.
“Presim diskutime dhe takime produktive. Së shpejti fillojmë me seancën plenare”, ka shkruar Osmani në platformën X.