4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFillon gjysmë-vjetori i dytë, nxënësit ende pa libra

Fillon gjysmë-vjetori i dytë, nxënësit ende pa libra

Të martën fillon gjysmë-vjetori i dytë në shkollat fillore dhe të mesme, por mbetet ende e paqartë nëse nxënësit të paktën pjesën e dytë të vitit shkollor do ta nisin me tekste mësimore. Ministri i arsimit, Arbër Ademi thotë se bashkë me fillimin e gjysmë-vjetorit të dytë do të nis edhe shpërndarja e teksteve shkollore pasi siç thekson përfundimisht është përmbyllur procedura e shtypjes dhe e shpërbërjes së librave. Sipas Ademit, për librat në arsimin fillor janë firmosur tri kontrata për 42 tekste shkollore.

Shtypja e teksteve shkollore është duke u bërë dhe për shumë tekste shkollore në arsimin fillor, të njëjtat do të distribuohen deri te institucionet arsimore, shkollat fillore. Me këtë procedurë të suksesshme të furnizimit publik ne po e rrumbullakojmë dalëngadalë një problem disa vjeçar të sigurimit të teksteve shkollore, por vetëm të atyre teksteve shkollore për të cilat Ministria e Arsimit ka mbi supe të drejtat autoriale ndërsa për tekstet shkollore për të cilat të drejtën ekskluzive e kanë shtëpitë botuese në asnjë vit shkollor nuk kemi pasur problem – tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Premtime të tilla ka pasur edhe në katër muajt e parë të vitit shkollor por thuajse të gjitha shkollat fillore në vend gjysmë-vjetorin e parë e përmbyllën me mungesë të librave Shumë prej nxënësve njësitë mësimore i siguruan duke bërë fotokopje.

“Na mungojnë shumë libra, disa prej nxënësve i fotokopjojnë, disa i bëjmë detyrat prej te libri i ndonjë shoqes, pastaj ia kthej librin. Është pak vështirë, më mirë është kur e ke librin tënd”, u shpreh një nxënës.

“Më shumë kemi mungesë të librave në gjeografi edhe shumë lëndë tjera, gjermanisht dhe gjuhë shqipe. Ja kemi marr shoqes ose shokut derisa i kemi kryer detyrat. Kemi bë edhe fotokopje”, tha një tjetër nxënës.

Ministri Ademi, kujtoi se me libra të reja do të furnizohen edhe shkollat e mesme. Bëhet fjalë për 68 tekste shkollore, ndërkohë që disa prej tyre janë në revidim e sipër për të cilat edhe janë formuar komisione përkatëse. Gjendja momentale me librat e dëmtuara ka të bëj me atë se prej vitit 2014 nuk ka pas furnizim publik të suksesshëm për tekstet shkollore që Ministria e arsimit ka të drejtat autoriale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments