18.2 C
Tetovo
E shtunë, 21 Shtator, 2024
BallinaLajmeFillon adaptimi i hapësirave të burgut të Tetovës për vizitat e familjarëve

Fillon adaptimi i hapësirave të burgut të Tetovës për vizitat e familjarëve

Ka filluar rikonstruktimi dhe adaptimi i hapësirave në burgun e Tetovës për realizimin e vizitave të burgosurve nga familjarët e tyre.

Nga themelimi i Burgut të Tetovë (1962) e deri më tani një hapësirë e tillë i ka munguar këtij burgu, ku vizita nga familjarët janë kryer në kushte të hapura, por kur kushtet klimatike nuk kanë qenët të përshtatshme, vizitat e familjarëve janë anuluar.

Realizimi i këtij projekti do të bëhet me standarde evropiane dhe hapësira e këtij projektit do të jetë 60m2, ndërsa hapësira e jashtme do të jetë e pajisur me kënd lojërash për fëmijët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments