Më herët se sa ishte paralajmëruar, në Austri do të nisë pagesa e ndihmës monetare të paralajmëruar për qytetarët si ndihmë për përballimin e rritjes së çmimeve.
Merrni lajmet më të rëndësishme, falas në Viber
Qeveria në Vjenë planifikoi të paguante bonusin prej 500 eurosh për të filluar më 1 tetor, por u vendos që të bëhet tani.
Rreth 300 mijë austriakë do të marrin 500 euro në ditët në vijim. Sipas vendimit të qeverisë, ndihmë financiare do të marrin të gjithë qytetarët e regjistruar në Austri.
Të rriturit do të marrin 500 euro, ndërsa fëmijët deri në 18 vjeç 250 euro.
Për të marrë të ashtuquajturin “bonus klimatik” nuk është e nevojshme të paraqitet një aplikim, por pagesat bëhen automatikisht në bazë të regjistrimit të vendbanimit.