Siç pritej, filloi një “luftë në rrjetet sociale” në lidhje me grevën e profesorëve, arsimtarëve dhe pedagogëve, të organizuar nga SONK-u dhe lideri i tyre Jakim Nedelkov.
Deputeti nga radhët e LSDM-së, Nenad Kocic në rrjetet sociale ka postuar një pyetje: A është e vërtetë se Jakim Nedelkov nga SONK merr pagë prej 68.918 denarë?
Kocic e vë këtë si formë të diskutueshme, duke e shpërndarë në një postim në Facebook në profilin e caktuar “Krushka”, ku thuhet se “SSK-ja e udhëhequr nga Jakim Nedelkov nuk e ka pranuar rritjen prej 10% për arsimin. Nedelkov ka rrogë zyrtare prej 68.918 denarë… Le të mendojnë profesorët e tjerë se po lufton për të drejtat e tyre”, shkruan portali Krushka.

Këtë informacion e ndajnë edhe një sërë socialdemokratësh të tjerë, pa dhënë asnjë mbështetje zyrtare, nga e cila edhe ne distancohemi.
