0.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFilloi fushata “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” të cilën MASH-ipo e...

Filloi fushata “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” të cilën MASH-ipo e realizon me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës.

Me dialogun ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, komunitetit të biznesit, Komunës së Kumanovës dhe shkollave të mesme profesionale nën autoritetin e kësaj vetëqeverisje lokale, sot filloi cikli i ri i fushatës “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”. Bëhet fjalë për fushatën të cilën MASH-ipo e realizon me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës, qëllimi i së cilës është krijimi i politikës përregjistrimin në arsimin e mesëm që do t’i përgjigjet nevojave të ekonomisë si dhe do të mundësojë promovimin dhe avancimin e cilësisë së arsimit të mesëm profesional.

Në këtë takim të parë nga takimet e shumta rajonale që do të organizohen këtë muaj dhe muajin e ardhshëm mori pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, i cili tha se deri më tani fushata ka rezultuar jashtëzakonisht efikase dhe pikërisht për këtë arsye së bashku me Ambasadën e Zvicrës është vendosur që të vazhdojë edhe më tej realizimi i tij, ndërsa me synimin përfundimtar harmonizimin e arsimit me tregun e punës në vend.

“Fushata ofron qasje inkluzive për krijimin e politikave të regjistrimit, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara. Kemi mundësi të dëgjojmë nevojat e komunitetit të biznesit në secilën komunë për kuadrin profesional që u mungon, por edhe të përfshijmë kompanitë në edukimin dhe aftësimin e gjeneratave të reja, pra fuqinë punëtore potenciale. “Një pjesë e nevojave tani më janë plotësuar gjatë tre viteve të fundit, ndërsa sa i përket fushatës, ky dialog duhet të vazhdojë ”, theksoi Shaqiri.

Ai gjithashtu informoi se falë fushatës “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” gjatë tre viteve të fundit, koncepti i arsimit dual i cili bazohet në të mësuarit përmes punës, është zgjeruar dukshëm si dhe jep kontribut jashtëzakonisht të madh në ngritjen e nivelit të punësimit.

“Filluamme 11 paralele duale me 98 nxënës ndërsa tani kemi 225paralele duale me 3300 nxënës. Nëse në fillim vetëm 16 kompani merrnin pjesë në realizimin e këtij koncepti, sot kemi 450 kompani që edukojnë të rinjtë drejtpërdrejt në vendin e punës në strukturat e tyre organizative.

Qasja i përshtatet të gjithëve dhe për këtë arsye përsëri u bëj thirrje komunave që t’i kushtojnë vëmendje të veçantëkëtij procesi, që të përfshihen sa më shumë kompani në diskutime dhe sigurisht ju bëj apel nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme që t’i japin përparësi arsimit profesional gjatëpërzgjedhjes së shkollës ku do të vazhdojnë arsimimin. Kjo u siguron mundësi punësimi dhe një të ardhme më stabile për të rinjtë”, potencoi Shaqiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments