-4.9 C
Tetovo
E mërkurë, 19 Shkurt, 2025
BallinaLajmeFillkov për propozimin për shkarkim të Kocevskit: Procedura nuk ka përfunduar nëse...

Fillkov për propozimin për shkarkim të Kocevskit: Procedura nuk ka përfunduar nëse Këshilli i Prokurorëve Publik jep mendim negativ

Nëse Këshilli i Prokurove Publik jep mendim negativ për propozimin për shkarkim të prokurorit shtetëror publik, kjo nuk do të thotë se ka përfunduar procedura, tha në intervistë për MKD.mk ministri i Drejtësisë Igor Fillkov lidhur me propozimin e dorëzuar për shkarkim të prokurorit republikan Lupço Kocevski.

Fillkov potencoi se çdo mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publik është i rëndësishëm për këtë procedurë, por theksoi se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria nuk do të udhëhiqen vetëm nga mendimi i një organi nëse, siç tha, mbështeten persona të cilët nuk e realizojnë profesionalisht mandatin e tyre.

“Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria kanë obligim t’i ndërmarrin të gjithl masat ligjore dhe ta respektojnë procesin e paraparë në Ligjin për Prokurori Publike, duke përfshirë edhe mundësinë për ngritje të procedurës procedurës para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Fillkov.

Propozim-vendimi për shkarkimin e Kocevskit, siç tha ministri, nuk është sjellë lehtë, por është e domosdoshme.

Sipas Fillkovit, prokurori shtetëror publik ka bërë gabime serioze në ushtrimin e funksionit të tij, ndërsa një nga më të mëdhatë, siç tha, është sjellja e tij gjatë emërimit të u.d. prokuror suprem publik.

“Ky është vetëm lëshim juridik, por edhe goditje ndaj parimeve të transparencës dhe shpërndarjes juridike të detyrave. Vendosja e u.d. prokurorit suprem, pa vepruar sipas kritereve të konfirmuara ligjore, paraqet shkelje serioze e integritetite dhe funksionalitetit të Pokurorisë. Kjo jo vetëm që i vendos në pikëpyetje të drejtat e të punësuarve, por edhe vetë efikasitetin dhe pavarësinë e institucionit”, ka deklaruar Fillkov.

Lidhur me rastin e Kocevskit, ministri ka shtuar se kanë ekzistuar informata dhe dëshmi se menaxhimi i tij me Prokurorinë ka sjellë deri në përkeqësim të atmosferës së brendshme, që cenon besimin dhe efikasitetin e prokurorëve. Shtoi se prokurori shtetëror ka vepruar për lëndët në të cilat, në pajtueshmëri të dispozitave ligjore, kanë ekzistuar rrethana të cilat shkaktojnë dyshime për paanshmërinë e tij, si dhe konflikt interesash, ndërsa për të cilat është dashur të dijë dhe është dashur të tërhiqet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments