16.5 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
BallinaLajmeFillimi i vitit të ri shkollor rrit shpenzimet për prindërit! Një nxënësit...

Fillimi i vitit të ri shkollor rrit shpenzimet për prindërit! Një nxënësit i duhen 1800 deri 4000 denarë për materiale shkollore

Fillimi i vitit të ri shkollor po afron, dhe bashkë me emocionet e nxënësve për rikthimin në banka, vijnë edhe shpenzimet për prindërit. Fletore, lapsa, vizore, goma, çanta dhe mjete të tjera të domosdoshme për mësim janë ndër produktet që çdo nxënës duhet të ketë gati në ditën e parë të shkollës.

Çmimet në libraritë dhe dyqanet e materialeve shkollore ndryshojnë, por llogaritjet tregojnë se një nxënësit i duhen minimalisht rreth 1.800 denarë, ndërsa shuma maksimale mund të arrijë deri në 4 mijë denarë, varësisht nga cilësia dhe marka e produkteve që zgjidhen.“Realisht një nxënësit u duhet nga 1800 denarw deri në 4 mijë denarw maksimumi”, tha Muhamed Arsllani – Libraria Nobel.

Qeveria ka marr masa për uljen e çmimeve të materialeve shkollore. Shitësit me shumicë nga 15 gushti janë detyruar që të ulin materialet shkollore me të paktën 10 përqind, ndërsa në tregtinë me pakicë me të paktën 15 përqind.“Çmimet janë zbrit për 15% në të gjithë pajisjet shkollore, duke përfshirë lapsat, fletoret, blloqet, vizatimet , ngjyrat shkollore të llojeve të ndryshme, brushat , dhe gjithçka që është material shkollor është me minimum 15% zbritje”, u shpreh Islam Abazi – Libraria Rilindja.

Qeveria bën thirrje të mos bëhen përpjekje për të anashkaluar vendimin, sepse Inspektorati Shtetëror i Tregut do të monitorojë në terren nëse ai respektohet. Në të kundërt, do të pasojnë sanksione.
Prindërit thonë se përveç listës së domosdoshme të materialeve, shpenzime shtesë krijojnë edhe uniformat apo veshjet e reja, duke e bërë fillimin e shtatorit një periudhë financiare sfiduese për shumë familje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments