5.5 C
Tetovo
E enjte, 11 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeFilipçe: Skenari serb i VMRO-së filloi mbrëmë, me sulmin në Infomax,liria e...

Filipçe: Skenari serb i VMRO-së filloi mbrëmë, me sulmin në Infomax,liria e qytetarëve po kërcënohet

Lidhur me sulmin e djeshme në redaksinë e “Infomax” kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se është incidenti më i madh mediatik që nga vjedhja në “Televizionin A1” në vitin 2010. Filipçe informoi në një konferencë për shtyp se sulmuesi është anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Kryetari i LSDM-së theksoi se liria e qytetarëve është e kërcënuar dhe tha se “nuk do të presin të fillojnë të dërgojnë banditë në shtëpi sipas modelit serb”.

“Skenari serb i VMRO-DPMNE-së filloi mbrëmë. Pse mbrëmë? Siç e dini, ne kemi paralajmëruar për disa ditë se kryeministri Mickoski ka rënë dakord të marrë përsipër emigrantët në Maqedoni.

Gjatë gjithë këtyre ditëve kemi kërkuar përgjigje nëse është rënë dakord për një plan për marrjen e tyre dhe nëse atyre do t’u sigurohet vendbanim dhe punë, nëse planifikojnë t’i strehojnë në tenda apo të ndërtojnë banesa sociale për ta… nuk ka përgjigje. Përgjigja është e qartë, emigrantët në Maqedoni në qershor”, tha kryetari i LSDM-së.

Sipas tij, Maqedonia rrezikon të shndërrohet në “kamp migrantësh dhe në një pikë të zezë të Evropës”, nëse situata nuk menaxhohet me kohë. Ai u bëri thirrje organizatave civile, sektorit joqeveritar dhe partive politike që të hapin një debat të gjerë dhe të përdorin të gjitha mekanizmat demokratikë për të mbrojtur, siç tha, interesin shtetëror. Filipçe e krahasoi situatën me krizat e mëdha ekonomike në rajon, duke paralajmëruar rreziqe për stabilitetin. Ai akuzoi VMRO-DPMNE-në për veprime të gabuara dhe njoftoi se LSDM së shpejti do të prezantojë hapat e ardhshëm kundër pranimit të migrantëve në vend.(INA)

VMRO-DPMNE dënon sulmin e mbrëmshëm në “Infomax”, incidente të tilla janë të papranueshme

VMRO-DPMNE dënon sulmin e mbrëmshme në studion e “Infomax-it” dhe çdo përpjekje me forcë për të kërcënuar sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të mediave.

“Incidente të tilla janë të papranueshme dhe përbëjnë kërcënim për vlerat themelore demokratike që duhet të mbrohen dhe promovohen. Liria e medias, e drejta për informacion dhe puna e pavarur e gazetarëve janë parime themelore për të cilat ne si parti jemi mbështetur gjithmonë.

Pavarësisht dallimeve në pikëpamje ose politika editoriale, çdo media duhet të veprojë në një mjedis që garanton siguri, dinjitet dhe respekt.

Ne mirëpresim ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionale të policisë dhe presim që të gjitha institucionet kompetente ta zbatojnë plotësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme procedurën”, thonë nga VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE, shtojnë nga atje, vazhdon të jetë e përkushtuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe për të krijuar një mjedis në të cilin debati publik mund të zhvillohet pa frikë dhe presion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments