Mjekët dhe personat mjekësor çdo ditë punojnë me maska mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse shtesë, por edhe në shumë profesione të tjera punëtorët tërë orarin e punës e kalojnë me pajisje mbrojtëse. Nuk është e vështirë dhe s’ka arsyetim për ata që nuk mbajnë maska, të cilët nuk i respektojnë masat. Kështu ka apeluar sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe që të respektohen masat kundër Covid-19.
Mbaj pajisje mbrojtëse sepse kam kujdes për më të afërmit – familjen, kolegët dhe miqtë. Për shkak se secili prej nesh, ka përgjegjësi të kujdeset për shëndetin e personave rreth tyre. Kujdesi për veten në të njëjtën kohë është edhe kujdes ndaj teje. Apeloj të respektohen masat pa përjashtim! Vetëm duke i mbajtur maskat, duke i larë duart shpesh dhe duke e mbajtur distancën fizike, mund ta ulim shpërndarjen e virusit. Të jemi të përgjegjshëm!”, tha Filipçe.
Apelit ia ka bashkëngjitur një fotografi personale ku mban maskë./TV21