Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe akuzon për mungesë të transparencës lidhur me Marrëveshjen e re me Britaninë e Madhe. Filipçe thotë se me këtë borxh, vendi do të përballet me një krizë më të thellë se ajo në Greqi, para 1 dekade. Ai potencoi edhe mundësinë për pjesën politike të kësaj marrëveshjeje, duke u thirrur në mediat britanike të cilat kanë raportuar për mundësinë që vendi, së bashku me vendet tjera të Ballkanit të bëhet qendër për pranimin e emigrantëve nga Britania e Madhe.
“Domethënë se çdo i porsalindur në 25 vitet e ardhshme, menjëherë pas lindjes do të ketë borxh prej 6000 eurosh. Kjo nënkupton nëse merren të gjitha shumat në mënyrë kumulative, borxhi publik do ta tejkalojë një përqindje serioze të bruto prodhimit vendorë, madje 115 për qind, që është më keq se kriza greke, që ishte prej më shumë se një dekadë,” deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.