21.2 C
Tetovo
E martë, 1 Korrik, 2025
BallinaLajmeFilipçe: Raporti historikisht më i dobët nga PE për Maqedoninë

Filipçe: Raporti historikisht më i dobët nga PE për Maqedoninë

Raporti i ri i Parlamentit Evropian është praktikisht vlerësimi më i keq që vendi ynë ka marrë në më shumë se një dekadë. Raporti thekson qartë shqetësimet lidhur me sulmet ndaj gazetarëve, mizogjininë, pandëshkueshmërinë dhe përhapjen në rritje të urrejtjes dhe dezinformimit, tha sot lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe në konferencën për shtyp në selinë e partisë.

Lideri i LSDM-së opozitare tha se Raporti i Parlamentit Evropian mes tjerash dënon praninë e takimeve ku siç tha ai, “u bënë plane për të krijuar sfera ndikimi dhe për të minuar sovranitetin e vendeve të tjera dhe stabilitetin e rajonit në tërësi”.

“Këtë e vëren Raporti përmes formulimit se qeveria mbështet të ashtuquajturën botë serbe, ndërsa Bashkimi Evropian dënon praninë e takimeve ku bëhen plane për të krijuar sfera ndikimi dhe për të minuar sovranitetin e vendeve të tjera dhe stabilitetin e rajonit në tërësi. LSDM që nga dita e parë ka thënë se kjo qeveri po e mban vendin peng të vendeve të tjera. Përveç huamarrjes së rrezikshme me kredi të drejtpërdrejta, politikat po zhvillohen sipas diktateve të vendeve të tjera që kanë ndikim më të madh mbi këtë qeveri dhe tani kjo gjithnjë e më shumë po shihet dhe konfirmohet në praktikë”, ka thënë Filipçe.

Në Raport, shton ai qëndron se Maqedonia e Veriut është e prekur rëndë nga ndërhyrjet e huaja dhe fushatat e dezinformimit, duke përfshirë kërcënimet hibride, flukset e dyshimta financiare dhe praktikat shtrënguese të investimeve me origjinë nga Rusia dhe Kina.

“Më tej, thuhet se Bashkimi Evropian është alarmuar nga rolet e Hungarisë dhe Serbisë në avancimin dhe përhapjen e qëllimeve gjeopolitike të Rusisë dhe Kinës në Ballkan. Në këtë kontekst, Raporti vëren rrezikun e varësisë nga Kina përmes kredive asimetrike, siç është kredia e fundit nga Hungaria e cila duket se është furnizuar nga Kina”, ka thënë Filipçe.

Qeveria, shton ai ka izoluar vendin duke abstenuar nga votimi për Rezolutën evropiane mbi Ukrainën. Sipas Filipçes, një veprim i tillë paraqet një turp dhe skandal diplomatik i cili është i njohur në Raportin e BE-së.

“Është e qartë se VMRO-DPMNE një kohë të gjatë ka pasur mbikëqyrje se ky do të jetë Raporti, ku Bashkimi Evropian praktikisht, me zhgënjim të thellë dhe shumë drejtpërdrejt, thekson se qeveria e Maqedonisë për herë të parë është jashtë harmonizimit me politikën e përbashkët të sigurisë dhe të jashtme të Bashkimit Evropian. Duke i ditur të gjitha këto kritika serioze nga Bashkimi Evropian, VMRO-DPMNE sipas meje po riaktualizon temat nacionaliste me qëllim t’u përgjigjet këtyre kritikave nga Bashkimi Evropian. Tema të tilla u përshtaten atyre, ata praktikisht po luajnë ping-pong me autoritetet bullgare, diçka që mund t’u përshtatet të dyja palëve për të forcuar pozitat e tyre vetëm në terrenin vendas”, ka thënë Filipçe.

Sipas tij, nëse deri dje kushti i vetëm për të vazhduar rrugën evropiane të vendit ishin marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe mbyllja e çështjeve me fqinjët, tani, siç shton, “në sipërfaqe po dalin çështje shumë më serioze”.

Sipas tij, madje më shumë se 43 milionë euro nuk janë përdorur, duke theksuar se Qeveria nuk po i arsyeton, as siç tha ai, “të vë në funksion 52 milionë eurot paraprakisht nga Plani i rritjes”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments