15.4 C
Tetovo
E diel, 24 Gusht, 2025
BallinaLajmeFilipçe: Qeveria po i hap dyert për parregullsi zgjedhore

Filipçe: Qeveria po i hap dyert për parregullsi zgjedhore

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe theksoi se qeveria po i hap me vetëdije dyert për parregullsi zgjedhore, sepse VMRO-DPMNE po humbet një numër të madh votash. “VMRO-DPMNE po humbet një numër të madh votash, mbi 100 mijë, diku rreth 120 mijë vota, ata po kërkojnë instrumente që mund ta rrezikojnë seriozisht procesin zgjedhor”, tha Filipce. Ai ka komentuar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski sipas së cilës, edhe një vit pas formimit të qeverisë së re, LSDM dhe BDI po tregohen si fajtorët kryesorë në vend. “E dëgjova deklaratën e kryeministrit dhe më vjen keq që dëgjova një deklaratë të tillë. Unë besoj se është rezultat i një paaftësie të plotë dhe mungesës së kapacitetit për të menaxhuar dhe udhëhequr një vend”, tha Filipçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments