Komisioni për sëmundje infektive tani më e ka dorëzuar propozimin deri tek Qeveria dhe gjatë seancës së nesërme do të diskutohet për restriksionet eventuale të lëvizjes, theksoi sot në konferencën për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Theksoi se analiza e klasterit ka treguar se pothuajse të gjitha rastet e reja janë të lidhura me njëfarë forme të tubimeve ose festimeve në periudhën 23, 24, dhe 25 maj, gjegjësisht saktë para dy jave dhe në çka ka treguar analiza e hollësishme në pyetësorin epidemiologjik.
“Ky pik është rezultat i kësaj. Mosrespektimi i masave na solli deri në këtë valë. Analiza gjatë shtatë ditëve të fundit tregoi se ia dolëm që vatrat t’i mbajmë në kuadër të tërësive territoriale, gjegjësisht se nuk ka përhapje të konsiderueshme jashtë tyre. Njëra prej dilemave e cila është paraqitur është përhapja në komuna tjera në Shkup si Çair, Saraj, Gazi Babl dhe Butel dhe kjo është pritur, sepse Shkupi funksionon si një tërësi dhe pjesa e madhe e këtyre rasteve të reja në komuna tjera janë gjithashtu rezultat i tubimeve familjare nga periudha e njëjtë”, shtoi ministri Filipçe.