9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFilipçe: Procedurë për pohimet e Mickoskit që i është kërkuar ryshfet

Filipçe: Procedurë për pohimet e Mickoskit që i është kërkuar ryshfet

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se Prokuroria duhet të hapë procedurë për pohimet e kryeministrit për ofrimin e ryshfetit për hekurudhën drejt Bullgarisë. Sipas Filipçes është për t’u habitur se përse asnjë institucion nuk është i informuar lidhur me pohimet e Mickoskit.

“Atë që e deklaroi kryeministri është shumë serioze, megjithatë çudit fakti që ai deklaron, por asnjë institucion nuk ka informacion për këtë. Nuk ka informacion Prokuroria Themelore Publike, nuk ka Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit. Këmbëngulim që Prokuroria të hap procedurë, kryeministri t’i tregojë të gjitha informacionet, pasi nëse kjo nuk ndodh, kjo në njëfarë mënyrë nënkupton se është bashkëpjesëmarrës në këtë. E dënoj qasjen e shfrytëzimit të foltores dhe porositë PR për çështje serioze. Këto punë janë vërtetë serioze. Bëhet fjalë për projekt për të cilin borxh jep BE-ja, domethënë edhe ato institucione na monitorojnë. Kështu që prokuroria duhet të hap procedurë dhe të zbardhet deri në fund”, tha Venko Filipçe, Kryetar I LSDM-së .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments