6.2 C
Tetovo
E diel, 2 Shkurt, 2025
BallinaLajmeFilipçe: Nuk do të koalicionojmë më me BDI .“Morëm një leksion shumë...

Filipçe: Nuk do të koalicionojmë më me BDI .“Morëm një leksion shumë serioz nga koalicioni me BDI-në?!

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se nuk do të bëjnë koalicion me BDI-në dhe përgënjeshtron se me këtë parti ka pasur bisedime për zgjedhjet lokale.

“Morëm një leksion shumë serioz nga koalicioni me BDI-në. Shumë gjëra na kaluan mbi kokën tonë dhe duhet të jem i sinqertë dhe ta pranojmë. Distanca është diçka që ka ardhur natyrshëm, si kërkesë e anëtarësimit, por edhe si ndjenjë dhe emocion ndaj një koalicioni i cili nuk ishte parimor”, thotë Filipçe në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Thotë se LSDM në të ardhmen do të bëjë vetëm koalicione parimore, të bazuara në respekt të ndërsjellë dhe vlera të përbashkëta.

Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski dje në një deklaratë për media tha se në fillim të shkurtit do të fillojë procedura me anketa interne për zgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për kryetarë të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Ende nuk kemi filluar me realizimin e anketave. Deri më tani ka vazhduar procedura e brendshme partiake dhe e koalicionit të brendshëm për emërimin e individëve”, tha Mickoski, duke mos zbuluar emra të mundshëm.

Si kryetar i partisë dhe i Komitetit Ekzekutiv, tha Mickoski, e mbajmë të drejtën që të propozojmë emra që mendojmë se duhet të jenë pjesë e këtij procesi të anketimit, jashtë listës së dorëzuar nga komitetet komunale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments