Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi sot se masa të reja nuk do të ketë.
“Disa vende, kane marrë masa. Ne akoma mbetemi në qëndrimin se nuk ka informata të mjaftueshme për të ndërmarr masa të reja. Edhe pse OBSH-ja thotë se varianti i ri “omicron” është lehtë i transmetueshëm. Restrikcione të tipit, mbyllje të kufijve nuk do të ketë. Shihet qartë se variante të tjera do të ketë edhe në të ardhmen. Mbetemi në masat e njëjta, por kuptohet gjithnjë duke monitoruar situatën”, tha Filipçe.
Filipçe paralajmëroi se në mbledhjen e nesërme të qeverisë do të diskutohet për të gjitha aspektet që ndërlidhen me coronavirusin.
Megjithatë sipas tij fokusi do të mbetet në propozimin e ri për bonus shtesë për mjekët amë që do t’i motivojnë pacientët të vaksinohen.