6.1 C
Tetovo
E enjte, 2 Tetor, 2025
BallinaLajmeFilipçe me mesazh për Mickoskin: Mos u kërcëno me arrestime, askush nuk...

Filipçe me mesazh për Mickoskin: Mos u kërcëno me arrestime, askush nuk të frikësohet

Lideri i opozitës, Lidhja Socialdemokrate (LSDM), mbrëmë në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale nga Makedonski Brod i dërgoi një mesazh kryeministrit dhe liderit të partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i cili disa herë deri më tani ka paralajmëruar se pas përfundimit të procesit zgjedhor do të merret me gjyqësorin dhe prokurorinë, pas çka do të pasojë edhe ndërrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të afërt me ish-pushtetin e LSDM-së dhe BDI-së.

“E dëgjoj sonte Mickoskin në një tribunë duke u kërcënuar se pas zgjedhjeve do të ndërrojë gjyqtarë dhe prokurorë dhe do të arrestojë njerëz nga opozita. Dhe mirë është që më në fund e tha të vërtetën.

Këtë që ne e kemi thënë për një vit e gjysmë, se ai nuk do reforma, se ai nuk dëshiron të shkruajë për reforma. Ai dëshiron një gjyqësor partiak që do ta kontrollojë, përmes të cilit do të bëjë raste të montuara, përmes të cilit do të arrestojë njerëz që ai do të arrestojë. Asgjë nga ato që i duan qytetarët,” tha Filipçe.

Sipas tij, qytetarët prej kohësh e kanë parë qëllimin e pushtetit, se nuk do të bëjë reforma dhe nuk do të ketë gjyqësor të pavarur.

“Dua t’i përcjell një mesazh: Mickoski, mos u kërcëno, askush nuk të ka frikë,” tha lideri i LSDM-së Venko Filipçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments