1.6 C
Tetovo
E shtunë, 7 Mars, 2026
BallinaLajmeFilipçe: Kemi informacione se sistemi “Safe City” po mbron njerëz të afërt...

Filipçe: Kemi informacione se sistemi “Safe City” po mbron njerëz të afërt me VMRO-në

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe deklaroi se ekzistojnë dyshime se sistemi “Safe City” po mbron persona të afërt me VMRO-në.

Filipçe tha se LSDM e mbështet përmirësimin e sigurisë në komunikacion, por se mbeten të hapura pyetje serioze lidhur me kontrollin dhe menaxhimin e të dhënave që mbledh ky sistem.

“Çfarë ndodh me të dhënat? Si mund të mbështesim një ligj në të cilin nuk është e rregulluar aspak se çfarë ndodh me të dhënat që sistemi ‘Safe City’ i mbledh. Ju incizojnë kudo nëpër qytet, askush nuk e di ku ruhen këto të dhëna dhe kush i kontrollon.
Kemi informacione se disa targa të automjeteve të anëtarëve të VMRO-së janë hequr nga sistemi ‘Safe City’, në mënyrë që të mos regjistrohen dhe të mos ndëshkohen njerëzit e tyre”, tha Filipçe.

Ai shtoi se këto informacione janë serioze dhe se në periudhën e ardhshme pret të dalin edhe detaje shtesë.

“Këto janë informacionet që po arrijnë tek ne dhe do të shohim në periudhën e ardhshme se çfarë informacionesh të tjera do të dalin”, tha Filipçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments