Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, sot pas pyetjes së TV21 për interpelancën e nesërme të kryeparlamentarit Afrim Gashi, ka theksuar se si parti ende nuk kanë qëndrim.
“Sot, gjatë ditës së sotme, kemi paraparë koordinim me deputetët e grupit parlamentar të LSDM-së dhe koalicionit. Është paraparë në ora 10:30, andaj do të mbajmë qëndrim”, tha Filipçe.
I pyetur se cili është qëndrimi i tij për interpelancën, ai thotë se duhet mbështetur.