24.4 C
Tetovo
E enjte, 4 Shtator, 2025
BallinaLajmeFilipçe: 17.000 punëtorë më pak, studentët ikin jashtë, të rinjtë nuk shohin...

Filipçe: 17.000 punëtorë më pak, studentët ikin jashtë, të rinjtë nuk shohin perspektivë në Maqedoni

Të rinjtë në Maqedoni sot jetojnë në një shtet që nuk po zhvillohet, një shtet ku nuk ka prosperitet, theksoi kryetari i LSDM-së, Dr. Venko Filipçe, gjatë takimit me studentët.

Gjatë takimit, Filipçe theksoi se mungesa e një strategjie për përmirësimin e tregut të punës dhe varfëria në rritje janë vetëm disa nga arsyet për të cilat të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre jashtë Maqedonisë.

Statistikat tregojnë shifra të frikshme që tregojnë se të rinjtë po e lënë vendin, thonë nga LSDM.

“Numri i personave të punësuar në vend është zvogëluar për mbi 17.000 veta. Për shembull, kam qenë në Delçevë. Në këtë qytet, çdo vit mesatarisht diplomojnë rreth 100 nxënës. Këtë vit, 90 prej tyre janë regjistruar në fakultete në Bullgari. Pse? Sepse tek ne nuk ka universitet që të jetë në listën e Shangait. Nuk ka investime serioze në shkencë, nuk ka mbështetje për kërkim, nuk ka cilësi që do t’i mbante të rinjtë këtu,” tha Filipçe.

Duke folur për arsyet e emigrimit të të rinjve, Filipçe theksoi se të gjitha parametrat tregojnë se pushteti nuk po kujdeset për qytetarët, e sidomos për të rinjtë.

“Pozicionet e punës që hapen janë të gjitha me paga të ulëta, nuk janë të ardhura të qëndrueshme, kjo është vetëm mbijetesë, nuk është zhvillim. Sa herë që thonë se pagat rriten, këto janë vetëm përqindje minimale që me inflacionin, të cilin nuk e kontrollojnë, janë të shkatërruara para se të ndihen,” tha Filipçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments