9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFFM dënon dhunën ndaj Sejdinit: Zgjedhja e udhëheqësve në FFM bëhet me...

FFM dënon dhunën ndaj Sejdinit: Zgjedhja e udhëheqësve në FFM bëhet me votat e delegatëve, jo përmes dhunës.

“Ne theksojmë qartë dhe pa mëdyshje se Federata e Futbollit të Maqedonisë nuk do të lejojë që dhuna të bëhet mjet për ndikim apo për zgjidhjen e çfarëdo sfide. Zgjedhja e udhëheqësve në FFM zhvillohet ekskluzivisht përmes procedurave ligjore dhe demokratike, me votat e delegatëve, e jo përmes kërcënimeve dhe dhunës. Ata që përpiqen të prishin këtë proces përmes forcës duhet të jenë të vetëdijshëm se veprimet e tyre tashmë janë identifikuar dhe se ne po bashkëpunojmë me institucionet e drejtësisë për të ndriçuar plotësisht këtë incident”, thuhet në reagimin e FFM-së.

FFM i bënë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe të gjitha organeve kompetente, që të marrin masa urgjente dhe ta hetojnë rastin deri në fund, në mënyrë që autorët të dalin përpara drejtësisë.

Për këtë incident kemi informuar edhe drejtuesit e UEFA-s dhe FIFA-s.

“Presidenti i FFM-së mbetet i palëkundur përballë kërcënimeve dhe presioneve të tilla. Ato nuk e dobësojnë vendosmërinë e tij, përkundrazi, forcojnë përkushtimin e tij ndaj integritetit dhe transparencës në sport. Muamed Sejdini është zgjedhur në këtë pozitë në mënyrë të ligjshme, me votat e delegatëve, dhe vetëm në të njëjtën mënyrë do ta përfundojë ose vazhdojë mandatin e tij. Dhuna kurrë nuk do të jetë mjet që do të përcaktojë praninë ose largimin e tij”, thuhet më tej në njoftim.

FFM thekson se mbesin të përkushtuar në promovimin e vlerave sportive, lojës së ndershme dhe respektimit të institucioneve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments