Profesori universitar, Arben Fetoshi thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është dashur ta ftojë kryeministrin Kurti në ceremoninë e mbajtur para disa ditësh për ish-presidentin Bill Clinton.
Ai theksoi se Rama ka mundur ta bëjë këtë.
“Nëse më pyet, a ka bërë mirë kryeministri Rama që nuk e ka ftur kryeministrin Kurti në ceremoninë e medaljes për presidentin Clinton, nuk ka bërë mirë. Pa diskutim nuk ka bërë mirë. Ka mundur ta thërras”, tha ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Më 4 korrik, ish-presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës qëndroi për vizitë në Shqipëri.
Ceremonia pritëse në nder të Clinton në Tiranë është mbyllur me nderimin e tij me medaljen “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”.