Fronti Europian duhet të përgatitet edhe për një mandat tjetër në opozitë, kështu deklaroi zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë Arben Fetai në Daily Click në TV21. Tutje, Fetai komentoi edhe kërkesën e vazhdueshme të BDI-së dhe Frontit Europian për zgjedhje të parakohshme. Fetai tha se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.
“Vazhdimisht kanë kërkuar zgjedhje, do të vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje, për të defokusuar opinionin. Zgjedhje nuk do të ketë, kemi zgjedhje lokale vitin e ardhshëm deri në tetor. Dhe kam frikë se këta do të duhet të presin të kryhet mandati që të shkojmë në zgjedhje dhe do të duhet të përgatiten edhe për një mandat tjetër në opozitë. Është mirë të kuptojnë hallin e tyre, të fillojnë të reformojnë dhe të pastrojnë radhët e tyre nga njerëzit e kriminalizuar”, deklaroi zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë Arben Fetai në Daily Click.