7.1 C
Tetovo
E mërkurë, 11 Mars, 2026
BallinaLajmeFETAI I REVOLTUAR ME VLEN, Bilall KASAMI: DERA E HAPUR POR ME...

FETAI I REVOLTUAR ME VLEN, Bilall KASAMI: DERA E HAPUR POR ME ZOR NUK MBAM ASKËND

Arben Fetai ka reaguar në Facebook, pasi u la jashtë procesit të shkrirjes së VLEN-it në një parti. Ai tërheq paralele me Revolucionin Francez dhe situatën në VLEN, duke thënë se “kur një lëvizje fillon të konsumojë njerëzit e saj për shkak të apetiteve të fraksioneve, ndonjëri prej tyre mund të forcohet përkohësisht, por në fund, lëvizja e han kokën e vet”.

“Revolucioni i ha bijtë e vet”… dhe në fund e ha kokën e vet. Kjo shprehje lindi gjatë Revolucionit francez, i cili rrëzoi monarkinë absolute nën idealet e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, por që përfundoi në përçarje, terror dhe në vetëshkatërrim. Forcat revolucionare ishin tejet heterogjene dhe të bashkuara thuajse në vetëm një pikë: rrëzimin e mbretit. Intrigat, pabesitë, spastrimet e pafundme dhe auto-kanibalizmi të motivuar nga etja për pushtet, shkatërruan elitën revolucionare, zhgënjyen shoqërinë dhe krijuan një vakum politik.  Mbi këtë vakum u ngrit gjenerali Napoleon Bonaparte, i cili në vitin 1799 e përmbysi revolucionin dhe më pastaj e shpalli vetën Perandor. Mësimi është i thjeshtë: kur një lëvizje fillon të konsumojë njerëzit e saj për shkak të apetiteve të fraksioneve, ndonjëri prej tyre mund të forcohet përkohësisht, por në fund, lëvizja e ha kokën e vet” ka shkruar Fetai.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka deklaruar se VLEN-i mbetet një organizatë e hapur dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë faktorët politikë që duan të kontribuojnë në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Duke komentuar deklaratën e Arben Fetait për një largim të mundshëm nga VLEN-i, Kasami tha se ideja e krijimit të këtij subjekti ka qenë pikërisht bashkimi i sa më shumë faktorëve politikë dhe shoqërorë. Ai theksoi se, megjithatë, askush nuk mund të mbahet me forcë brenda një organizate politike dhe se secili është i lirë të vendosë për hapat e tij të mëtejshëm.

“Ne e kemi thënë dhe po e potencojmë që VLEN-i është një organizatë gjithëpërfshirëse. Ideja e themelimit të VLEN-it ka qenë gjithëpërfshirja e sa më shumë subjekteve apo faktorëve politikë në skenën politike. Por nuk mund askënd ta mbajmë me forcë brenda kësaj organizate. Ne do të kishim dashur, e kemi potencuar edhe z. Fetai, por edhe të tjerë të jenë edhe më tutje pjesë e VLEN-it, sepse e vlerësojmë kontributin e tyre, por secili është autonom të vendosë në hapat e tij dhe në veprimet e tij të mëtejshme”, deklaroi Kasami.

Sipas tij, VLEN-i do të vazhdojë të funksionojë si një platformë politike që synon bashkëpunimin dhe përfshirjen e sa më shumë faktorëve politikë në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments