2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFeta Alimi: Pushteti BDI-LSDM për Sasho Mijallkov bëri çmos dhe ia arritën...

Feta Alimi: Pushteti BDI-LSDM për Sasho Mijallkov bëri çmos dhe ia arritën qëllimit ta lirojnë, ndërsa të burgosur shqiptar me burgim të përjetshëm pa asnjë dëshmi!

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkovi, sonte doli nga burgu “Shkup” në Shuto Orizare, pasi Gjykata e Apelit Shkup, siç u bë e ditur vonë pasdite, e pranoi ankesën e të akuzuarit për caktimin e masës së paraburgimit për lëndën “Parcelat në Vodno” e për këtë ka reaguar përmes postimit në facebook Abdulfeta Alimi, i buгgosur për shkak të ngjarjeve të 27 Prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku ia shpëtoi jetën liderit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Selës, , përcjell in7.

Alimi nga qelia e buгgut ka komentuar lirim e Sasho Mijallkovit ka bërë krahasim duke ia bashkangjitur postimit dhe fotografi të pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës dhe të Burhanedin Nuhija i cili thot se: Këta të burgosur shqiptar me burgim të përjetshëm pa asnjë dëshmi, me procese të montuara klasike, ndësa pushtetit nuk i bëhet vonë, kurse për ish drejtorin famëkeq të Shëгbimit Sekгеt, Sasho Mijallkovin çmos bëjnë që ta lirojn dhe ía arritën qëllimit.

Reagimi i plotë:

“Keta te burgosur shqiptar me burgim te perjetshem pa asnje deshmi,me procese te montuara klasike!
Ket e din edhe zogjtë e malit se jo më pushteti dhe sju behet von!
Kurse per Sasho Mijallkovin çmos bejn që ta lirojn dhe ja arritën qëllimit.
Mjer Ju per bes.
Me te ardhe me vjell te gërrditshem jeni!
TURP TURP!!!Zoti ju marroft”, ka shkruar Feta Alimi në facebook.

Përndryshe, paraprakisht avokatët e Mijallkovit dorëzuan garanci në vlerë prej 11.106.501 euro se ai nuk do të arratiset, për paraburgimin që paraprakisht e kishte në rastin “Thesari”, dhe fillimisht ishte dënuar me tetë vite burg. Gjykata e Apelit e pranoi garancinë dhe e hoqi paraburgimin të mërkurën e kaluar, por Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të njëjtën ditë kërkoi paraburgim për rastin “Parcelat në Vodno” ku ai është një nga të akuzuarit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments