Profesor Ljubomir Fërçkoski në një prononcim për “Frontline” i është përgjigjur kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, i cili kundërshtoi emërimin e tij për ambasador në Nju Jork.
“Taravari tregon një injorancë dhe budallallëk aq sa nuk ka rëndësi kush në cilën anë ka qenë në vitin 2001. Ai duhet ta dijë se sa e rëndësishme është Marrëveshja Kornizë e Ohrit për shqiptarët dhe për të gjithë në Maqedoni. Vetëm pas 20 viteve të fundit njerëzit harrojnë se çfarë vendosëm atëherë, sa i vështirë ishte konflikti. Maqedonasit atëherë nuk e kanë përkrahur shumë, por tani, sipas anketave, 62 për qind e maqedonasve e përkrahin Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, sepse shihet se ajo përcakton një shtet që funksionon dhe ndikon multikulturalizmin e tij”, tha Fërçkoski.