8 C
Tetovo
E diel, 15 Shkurt, 2026
BallinaLajmeFërçkoski i përgjigjet Xhevdet Hajredinit: “E mbaj mend një jaran tjetër…” –...

Fërçkoski i përgjigjet Xhevdet Hajredinit: “E mbaj mend një jaran tjetër…” – kujton kohën kur e dërgonte në Tiranë

Ish-ambasadori dhe ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Fërçkoski, i është kundërpërgjigjur publikisht komenteve të ish-ministrit shqiptar Xhevdet Hajredini, i cili kishte rikujtuar qëndrime të mëhershme të Fërçkoskit që, sipas tij, kanë qenë të dëmshme për shqiptarët.

Në reagimin e tij, Fërçkoski ka zgjedhur një ton personal, duke i kujtuar Hajredinit “jaraninë” e dikurshme dhe bashkëpunimin mes tyre. “Eh Xhevdet shoku, si thonë serbët, për gjithçka po shet mend. Unë e mbaj mend një jaran tjetër. Kur më dërgoje të mbaj ligjërata në Tiranë dhe të njoftohem me njerëz atje – me iniciativën tënde”, ka shkruar ai.

Me këtë deklaratë, Fërçkoski rikthen në vëmendje një periudhë kur, sipas tij, Hajredini jo vetëm që kishte raporte të mira me të, por edhe e kishte mbështetur në angazhime akademike dhe takime në Tiranë, duke e prezantuar në rrethe të ndryshme si vlerë, përcjell TS.

Replika e Fërçkoskit shihet si përpjekje për të relativizuar kritikat aktuale të Hajredinit, duke theksuar se marrëdhënia e tyre dikur ka qenë bashkëpunuese dhe miqësore. Në thelb, ish-ambasadori sugjeron se sulmet e sotme bien ndesh me raportin e dikurshëm të besimit dhe mbështetjes reciproke./TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments