Shkup, 31 dhjetor – Deklaratë e Fejzi Azirit lidhur me rastin “Monstra”
Unë, Fejzi Aziri, më ditë 23.02.2021, jam dënuar me 15 vjet burgim (një dënim të vetëm), për vrasjen e pesëfisht të ndodhur në liqenin e Smilkovës në Shkup, më 12.04.2012, si bashkëpunëtor pas kryerjes së krimit dhe ate pas 12 ditë, gjegjësisht me datën 26.04.2012 se kinse kam ndihmuar dy të dyshuar të fshihen në Kosovë dhe se kam kryer vepër penale nga neni 365 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal dhe jam akuzuar për dy vepra penale dhe i dënuar për çdo njërën nga 10 vjet burg.
Gjithashtu na kërkohet të paguajmë shpenzimet gjyqësore dhe shpenzimet për avokatët e të dëmtuarve në vlerë prej 873,337 €.
Nëse ju kujtohet mirë, në seancën gjyqësore, kur aktgjykimi u shpall gojarisht nga Gjykata Themelore Penale Shkup e RSM-së, nga trupi gjykues, gjykatësi Ognen Stavrev, unë Fejzi Aziri, publikisht kërkova të më vizitojn në paraburgim edhe ate kryetari i Prokurorisë publike për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskovska ose prokurori publik republikan i RMV-të, Lubomir Jovevski, për ti thënë (raportoj) autorët e vërtetë të pesë vrasjeve në Liqenin e Smilkovës. Megjithatë, ata heshtën për këtë sugjerim tim dhe për këtë arsye pretendoj se jam dënuar vetëm se jam shqiptar me kombësi dhe jo se ka fakte për këtë.
Edhe pse e dija që ky sugjerim i imi për autorët e vërtetë nuk do të ngjallte interes në Prokurorinë Publike, megjithatë vendosa ta bëj përmes mediave, që opinioni të dëgjojë të vërtetën dhe të zbulojë se ishte një procedurë policore – politike gjyqsore e montuar, i cili ka zgjatur nëntë (9) vjet, për të cilin të gjitha provat e MPB-me dhe Prokurorit Publik mundeshte të fshihen, rreth autorëve të vërtetë.
Kur flas për Ministrinë e Brendshme, Prokurorin Publik dhe më vonë PSP-në, e kam fjalën për Institucionet që në atë kohë drejtoheshin nga njerëz që sot janë të dënuar apo të shkarkuar. Pikërisht Ministria e Punëve të Brendshme me shërbimet e saj, e cila drejtohej nga Ministri i Punëve të Brendshme Gordana Jankulovska si parashtruese penale dhe e cila tashmë është dënuar për krim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, pastaj prokurori publik në krye me Marko Zvërlevski dhe Gordana Geshkovska që më vonë edhe u shkarkuan nga postet drejtuese për shpërdorim detyre, si dhe për PSP e kryesuar nga Katica Janeva, e cila u akuzua dhe u dënua për korrupsion (valixhen e famshme Louis Viton plot me para) dhe shpërdorim detyre.
Ndaj, nuk është aq e çuditshme që çështja më e ndjeshme gjyqësore t’i jepet PSP-së, e vetëpëlqyer, cinike dhe lakmitare, herë pas here me shpërthime skizofrenike. T’i jepet mu alkoolistes dhe narkomanës Fatime Fetai, e cila kontrollohet dhe manipulohet lehtësisht për faktin se me sjelljen e saj të pakontrolluar dhe skandaloz u vu në një situatë për t’u inçizuar nga mafia, dhe më pas, përmes atyre inçizimeve edhe shantazhuar me sukses, të cilët e detyruan të fshij dhe të mos prezantonte provat dhe faktet reale, gjithçka për të mbrojtur të përfshirët dhe autorët e vërtetë të krimit.
Në këtë të dhënë (informim) timin lidhur me provat për autorët e vërtetë të krimit, prokurorja Fatime Fetai ka bërë të ditur përmes mediave se provat të tilla kam mund t’i dorëzoj në sallën e gjyqit, në çdo kohë gjatë procedurës gjyqsore. Por ju lutem, si mund t’ia dorëzoj prokurores Fatime Fetai, e cila ishte vendosur posaçërisht për të fshehur provat, për të cilat shefi i saj Katica Janeva negocioi në pako me krime të tjera, përfshirë rastin me të cilin ishte lidhur Orce Kamçev. Gjegjësisht, i gjithë opinioni u trondit dhe ishte dëshmitar i asaj marrëveshjeje kur i dëgjuan inçizimet, në të cilat Katica i thotë Orcës: mos u shqetëso, çdo gjë do të jetë në rregull, në të njëjtën mënyrë Fatime Fetai mbrojti Gordana Jankulovskën, atëherë ministre e punëve të brendshme në sencën gjyqsore, e cila u thirr si dëshmitare.
Për shkak se ky rast zgjoi interesim të madh në opinionin vendor dhe atë ndërkombëtar, Katica Janeva shpesh është pyetur nga mediat: deri ku është rasti Monstra dhe ajo është përgjigjur se: është një rast i komplikuar! Pasi bërën pazarlukun, atëherë PSP-ja e vuri këtë çështje nën juridiksionin e saj. Në fillim prokuror publik u emërua Trajçe Pelivanov, i cili në një kohë të shkurtër u zëvendësua. Zëvendësohet, sepse Katica Janeva kishte frikë se nuk do të respektohej dhe marrëveshja mund të dështonte. Sepse bëhej fjalë për miliona, prokurori publik Trajçe Pelivanov u zëvendësua nga lakmitarja për para dhe vëmendje mediatike prokurorja publike Fatime Fetai, dhe për këtë Fatime Fetai nga një prokurore e varfër u shndërrua në një profitere dhe aktore e shkëlqyer. Një aktore që luajti një rol të madh në mbrojtjen e autorëve të vërtetë të krimit dhe që sipas nevojave herë pas here vepronte si gjyqtare, avokate, eksperte mjekoligjore, eksperte balistike, eksperte për mikrogjurmë, për të përfunduar si një parashikues. Sepse vetëm ajo mund ta dijë me parashikueshmërinë e saj se cilët janë dhe cilët nuk janë fajtorë të vërtetë pa i vlerësuar siç duhet provat dhe faktet reale.
Fatime Fetai në çdo seancë, në vend të tyre, iu përgjigj pyetjeve që mbrojtja ua kishte drejtuar ekspertëve nga të gjitha fushat. E njëjta gjë ndodhi edhe kur u thirrën dëshmitarët që dolën nga të ashtuquajturat bomba, të cilët iu dorëzuan PSP-së si prova të reja për autorët e vërtetë, përfshirë zyrtarë të lartë politikë dhe të MPB, në të cilën prokurorja, më falni, aktorja Fatime Fetai, ka luajtur rolin e avokates së tyre. Ajo nuk ka lejuar që t’u bëhen pyetje dhe kur ka arritur të bëjë një pyetje është përgjigjur vetë, duke aluduar se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në rastin e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës.
Për shkak se nga materialet e përgjuara që janë regjistruar në mënyrë të paligjshme nuk është gjetur asnjë provë e re për përfshirjen e dikujt, as për ne dhe as për dikë tjetër në këtë rast, lind pyetja logjike, nëse nuk ka pasur prova të reja, pse atëherë këtë e ka marrë PSP-ja si rast nën jurisdikcionin e tij. Në të njëjtën kohë, ky rast në të cilin Gjykata Supreme ka anuluar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Dytë për shkak të mungesës së provave dhe fakteve për këta të pandehur dhe e ka kthyer lëndën në rigjykim me udhëzime të sakta.
Dyshimet respektivisht tragjedia të jetë edhe më e madhe, që ndoshta mund të ndodhë vetëm në vendin tonë, ku Prokurori (në rastin Fatime Fetai) mund t’u imponojë 5 gjyqtarëve, duke aluduar për gjyqtarët e Gjykatës Supreme, të vlerësojë të vetëshpallurën si mbi-mesatare dhe të vërtetojë tezën e saj për fajtorët e çështjes Monster, me sa duket duke u bazuar në parashikueshmërinë së saj dhe jo në provat dhe faktet reale. Në praktikën normale, në një rigjykim, Gjykata e Shkallës së Parë është e detyruar të marrë parasysh të gjitha indikacionet e Gjykatës Supreme dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për barazinë e armëve, pra një gjykim të drejtë, por fatkeqësisht në këtë rast kjo nuk ka ndodhur. Kjo do të thotë se Gjykata e Shkallës së Parë, së bashku me Prokurorinë Publike, në mënyrën më të vrazhdë të mundshme i hodhi poshtë të gjitha rekomandimet e Gjykatës Supreme, duke revokuar në këtë mënyrë vendimin për heqjen e paraburgimit dhe mbrojtjes në liri, të miratuar më 01.12.2017 nga Gjykata Supreme.
Prokurorja Fatime Fetai, në kundërshtim me rekomandimet e Gjykatës Supreme të cilat janë miratuar me vendim për paraburgim, ka vepruar në mënyrë jo të rregullt, dhe ka propozuar caktimin e menjëhershëm të masës së paraburgimit ndaj meje Fejzi Azirit, së bashku me të akuzuarit e tjerë të rastit. Ajo në sqarim e ka theksuar veçanërisht emrin tim Fejzi Aziri, gjoja kam mundur të arratisem shumë lehtë në Kosovë, edhe pse e dinte që isha duke vuajtur edhe një dënim tjetër në burg dhe disa herë isha jashtë burgut duke shfrytëzuar ditët e pushimit që më takonin në bazë të ligjit, por prapë nuk bëra asgjë për të ikur. Problemi i vërtetë në caktimin e masës së paraburgimit nuk ishte arratisja ime, por kundërshtimi im ndaj përpjekjeve të saj për të ngatërruar, fshehur dhe paraqitur provat reale, për të më frikësuar dhe mbyllur gojën për tu mos ankuar për dëshmitarët dhe ekspertizën e falsifikuar, të përgatitur nga Ministria e Brendshme. Ajo këshilloi gjykatat më të larta që të marrin seriozisht provat, dhe në të njëjtën kohë nuk i morën parasysh rekomandimet e Gjykatës Supreme, pra të gjitha provat dhe ekspertizat për t’u analizuar me saktësi, përfshirë edhe provat e reja nga të ashtuquajturat bomba që mbaheshin në PSP-ja për dy vjet.
Nën presionin e fortë të opinionit dhe të bashkësisë ndërkombëtare, pas dy (2) vitesh, prokurorja speciale, Kryeprokurorja Katica Janeva, në një konferencë për media tha se më në fund kanë prova konkrete dhe se rastin Monstër do ta marrin nën juridiksionin e tyre. Pasi PSP-ja e mori rastin nën juridiksionin e saj, me mjeshtëri e kreu rokadën akrobatike, duke e zëvendësuar PSP Trajçe Pelivanov me Fatime Fetain dhe kolegun e saj Gavril Bubevski. Me prokurorët e rinj, dalëngadalë, por me siguri, plani ishte i suksesshëm që këta të pandehur të shpalleshin fajtorë me çdo kusht. Kjo u pa më së miri në fjalët përmbyllëse të 21 janarit 2021, kur nga goja ju dilte shkumë për t’u dukur më bindshëm në synimin e tyre për të ndryshuar të vërtetën, nga frika dhe paniku i autorëve të vërtetë, nga frika se a e kishin bërë atë që është kontraktuar si duhet, që do të nënkuptonte lirinë e tyre për masakrën në Liqenin e Smilkovës.
Ja kush janë autorët e vërtetë të vrasjes së 5-fishtë në afërsi të liqenit të Smilkovës, e cila ka ndodhur më 12 prill 2012, gjë që e tregojnë faktet dhe provat dhe jo unë:
POROSITËSI
1. Nikolla Gruevski, ish-kryeministër i Republikës së Maqedonisë, tani është azilkërkues në Hungari. I dënuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe i akuzuar për disa krime të tjera të rënda, si porositës, organizator dhe nxitës i përvetësimit të Buxhetit të Shtetit. I dyshuari për vrasjen e 5 fishtë pranë liqenit të Smilkovës, që ka ndodhur më 12 prill 2012; si porositës i vrasjes së disa civilëve maqedonas gjatë festave të Pashkëve për të provokuar një konflikt ndëretnik në vend dhe për të tërhequr vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare për anëtarësimin e dështuar në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Për të tërhequr vëmendjen nga ana tjetër për skandalet financiare. Shifrat ishin të mëdha në disa miliarda, duke filluar nga fundi i vitit 2011 dhe duke vazhduar në 2012. Gruevski filloi të vidhte buxhetin e shtetit dhe të qëndronte në pushtet si “shpëtimtar” i maqedonasve, gjegjësisht diktator kundër shqiptarëve, që vetëm ai të merrej me popullsinë shqiptare në Maqedoni. Që t’ia kthente vëmendjen partnerit të koalicionit të partisë politike BDI, për të vjedhur pa pengesa buxhetin e shtetit, me shantazhe dhe kërcënime se populli juaj po vret fëmijë maqedonas dhe ende kërkojnë të drejtat e tyre dhe mbështetje financiare për terroristët.
POROSITËS
2. Sasho Mijalkov, ish-drejtori i DSK-së, tani është i dënuar për krime të rënda me më shumë se 15 vjet burgim dhe përballet me disa vepra të tjera për porositje, organizim, nxitje dhe vjedhje të buxhetit të Republikës së Maqedonisë. Mijalkov është porositësi dhe organizatori i vrasjes së pesë fishtë të civilëve maqedonas në liqenin e Smilkovës gjatë festave të Pashkëve për të futur frikë dhe pasiguri në popullatën e Republikës së Maqedonisë, e shoqëruar me propagandë të paparë për të justifikuar aksionin që pasoi arrestimin e të dyshuarve si “Terroristë Shqiptar”
në mënyrë që askush të mos mund t’i pengojë as t’i ankohet shtetit apo bashkësisë ndërkombëtare, sepse ai “u mor” me “terroristët më ekstremë” që masakruan civilë me kombësi maqedonase.
Një projekt i tillë është realizuar me ndihmën e Beogradit, nga ish-UDBA, e tash edhe BIA. Ky projekt daton që nga viti 1998, i cili u zhvillua në Kosovë, kur në një kafene të quajtur PANDA në Pejë, me urdhër të drejtorit të Shërbimit Sekret Serb UDB-së u vranë 6 adoleshentë, studentë të kombësisë serbe, të kryer nga komandanti i beretave të kuqe Milorad Ulemek – Legija.
I njëjti projekt u zbatua në vitin 2001 kur 6 emigrantë nga Pakistani dhe India u rrëmbyen dhe u vranë në një vend të panjohur nga DSK në Maqedoni, dhe trupat e pajetë të emigrantëve u morën dhe u hodhën në vreshtat Rashtani shumë afër liqenit të Smilkovës dhe u shfaqën si terroristë, mercenarë, gjoja të lidhur dhe paguar nga UÇK-ja dhe shqiptarët e Maqedonisë për të sulmuar Ambasadën e SHBA-së në Shkup. Sasho Mijalkov po realizon projektin e vrasjes së pesë fishtë për të ndihmuar kushëririn e tij Nikolla Gruevski që të vendosë diktaturë në vend dhe të bëhet Miliarder.
POROSITËS
3. Trajko Veljanovski, ish-kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, tani akuzohet dhe dënohet si organizator i ndërhyrjes në Kuvend të datës 27.04.2017. Trajko Veljanovski urdhëroi vrasjen e djemve të rinj më 12 prill 2012 pranë liqenit të Smilkovës, si hakmarrje për keqtrajtimin e vajzës së tij nga Kire Triqkovski dhe Aleksandar Nakevski. Trajko kërkoi ndihmë nga Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijalkov për problemet me vajzën e tij dhe adoleshentët e përmendur nga Radishani, ku jetonte edhe gjyshja (nëna e gruas së Trajkos), për problemet me vajzën e tij dhe adoleshentët e përmendur nga Radishani, ku u njohën dhe u shoqëruan të rinjtë dhe vajza e Trajko Veljanit. Kur Trajko u tregoi për problemet e vajzës së tij me adoleshentët e rinj, Nikolla, Sasho dhe Trajko bënë një plan që adoleshentët e rinj të zgjidheshin viktima për skenarin që planifikonin të performonin për festat e Pashkëve dhe të tregonin se “terroristët radikalë shqiptarë” masakruan fëmijët tanë maqedonas dhe menjëherë pas kësaj u siguruan që rastin t’ua montojnë (fabrikojnë) shqiptarëve. Pasi kanë shënuar viktimat që do të “sakrifikoheshin” për themelet e dinastisë së kushërinjve, Sasho Mijalkov dhe Nikolla Gruevski pritën vetëm ditën e Pashkëve për të realizuar skenarin e planifikuar, për t’u hakmarrë ndaj djemve të rinj dhe nga ana tjetër për të qëndruar përgjithmonë në pushtet dhe të bëheni Miliarderë.
ORGANIZATOR
4. Gordana Jankullovska, ish-ministre e Punëve të Brendshme, e cila është dënuar për vepër penale të rëndë dhe ndodhet në burgun në Idrizovë. Jankulovska është organizatore e pesë vrasjeve në afërsi të liqenit të Smilkovës që ndodhën më 12 prill 2012 për realizimin e planit dhe skenarit, detyrë që i dhanë Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijalkov për të mbetur në postin e ministrit të brendshëm për të zbatuar diktaturën dhe për të marrë përfitime financiare në dobi të saj.
ORGANIZATOR
5. Sinisha Aleksovski, ish-drejtor i Inteligjencës Ushtarake, i dyshuar si organizator i disa rasteve si: organizator i arrestimit të personave të pafajshëm për vrasjen e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, i njohur si rasti “Alfa”, organizator i vrasjes në liqenin e Smilkovës dhe kapja e njerëzve të pafajshëm, organizator i rastit të Kumanovës (divo naselje), organizator i ndërhyrjes në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2017. Interesante, sa herë që ai merrej në pyetje si i dyshuar: ku ishit gjatë atyre ngjarjeve? Ai ishte gjithmonë në Ohër!
ORGANIZATOR
6. Goran Grujovski, ish-shefi i Drejtorisë së 5-të, tani është dënuar me më shumë se 15 vjet për krimet më të rënda, organizator i së paku 5 krimeve dhe është në arrati në Greqi. Organizatori i vrasjes së pesëfishtë në afërsi të liqenit të Smilkovës, e ndodhur më 12 prill 2012. Për t’u emëruar në krye të administratës së 5-të, për të fituar privilegje dhe për të përfituar materialisht dhe financiarisht në favor të tij, duhej t’i shërbente Shefit!
ORGANIZATOR
7. Ilija Smilevski, ish-udhëheqës i Drejtorisë së 5-të, Departamenti për terrorizëm, tash është pensionist, i cili është një nga organizatorët e disa krimeve, përfshirë rastin “Sopot”. Ilija është aktori kryesor që ngriti rastin e Sopotit duke vendosur një minierë tankesh në fshatin Sopot, ku mbetën të vrarë ushtarët e NATO-s, gjatë së cilës u ndaluan 10 persona nga fshati Sopot dhe i detyroi fshatarët të pranojnë se kanë kryer krimi, me tortura fizike, shuarje të cigareve në trupin e një dëshmitari, duke rrahur të pandehurit, duke i maltretuar në burgjet dhe komisariatet me tortura të paprecedentë për t’u dënuar me disa vite burg, për veprën e terrorizmit, të cilën nuk e kanë kryer asnjëherë, në fakt në Gjykatë është vërtetuar se nuk kanë qenë autorë të një krimi të tillë. Ky akt i atribuohet qëllimisht fshatarëve të Sopotit për të treguar se popullata shqiptare në Republikën e Maqedonisë është terroriste dhe po luftojnë kundër forcave të NATO-s. Faji qëllimisht ishte ridrejtuar në një drejtim tjetër për të mos gjetur autorët e vërtetë, por pas “bombave” të shpallura, Ilija Smilevski dhe kolegët e tij e pranuan veprën, se i detyronin njerëzit ta pranonin krimin. Ilija Smilevski, si njeri me përvojë në montazh dhe kryesues mjeshtër për torturimin e dëshmitarëve për të rrëfyer krimin që nuk e kanë kryer kurrë, është një nga organizatorët e vrasjes së 5 fishtë në Liqenin e Smilkovës, e ndodhur më 12.04.2012. Ilija u bind qëllimisht për të mbajtur pozicionin e Shefit të Departamentit të Terrorizmit, në mënyrë që të merrte privilegje që të mund të sulmonte njerëz dhe kompani për përfitime financiare. Planin dhe skenarin për realizimin e kanë dhënë Nikola Gruevski, Sasho Mijallkov dhe Trajko Veljanovski organizatorëve që është dashur ta realizojnë, kështu që janë ftuar Gordana Jankulovska, Sinisha Aleksovski, Goran Grujovski dhe Ilija Smilevski që ta realizojnë skenarin.
Shpjegim
Pjesa – I
Kështu filloi realizimi i skenarit. Organizatorët në fund të vitit 2011 dhe në fillim të 2012 filluan me paralajmërimet se diçka do të ndodhë në pranverë!! Kështu, në muajin mars, shërbimet dhanë një alarm të rremë se në rajonin e Likovës dhe në malet e Karadakut dyshohet se janë shfaqur persona të uniformuar me emblemat e ILIRIDA-s, të cilët janë gati të sulmojnë civilët ose stacionin policor. Gjithashtu 4-5 ditë para ngjarjes me datë 12.04.2012; Shërbimet vizatuan mbishkrime (grafite) me të kuqe në derën e kishës në Singiliç-it. “Do të keni një Pashkë të përgjakshme”! në Republikën e Maqedonisë.Pas vrasjes së 5 fishtë nga shërbimet në liqenin e Smilkovës, e kryer më 12 prill 2012, e cila u krye sipas planit dhe skenarit, grupet e armatosura me emblemat ILIRIDA në rajonin e Karadakut dhe Likovës u zhdukën, ato grupe të shpikura nga Shërbimet. Si është zhdukur grupi i supozuar dhe askush nuk e vëren se ekziston një grup i tillë, me uniformë e stema të tilla, dhe nuk janë vërejtur as nga policia kufitare dhe as nga popullata civile e atij rajoni, a nuk është pak e çuditshme?! Po, është e vërtetë, sepse ishte vetëm një propagandë mediatike, e publikuar nga shërbimet e Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht nga organizatorët e vrasjes së 5 fishtë në liqenin e Smilkovës. Një skenar i tillë u komentua edhe nga strukturat e Ministrisë së Brendshme, politikanë dhe diplomatë të huaj, gjë që u mësua nga regjistrimet audio që rezultuan nga përgjimet e paligjshme të komunikimeve telefonike.
Polici Zoran Trajkovski, gjatë marsit të vitit 2012, me dashamirësi i paralajmëroi strukturat më të larta të MPB-së se ishte i vetëdijshëm se do të ndodh një skenar dhe se do të kishte sulm të armatosur ndaj civilëve apo stacionit policor, me vrasje, por ata nuk e përfillën sepse Pas këtij skenari qëndronin vetë strukturat. Për këtë skenar janë informuar: Sasho Mijallkov – ish-drejtor i DSK-së, Sinisha Aleksovski – ish-drejtor i inteligjencës ushtarake dhe këshilltar i ish-presidentit Gjorge Ivanov, Lupço Todorovski (Radnik) – ish-drejtor i Byrosë për Siguri Publike dhe deputeti Bishev.
Zoran Trajkovski as që ishte i vetëdijshëm se strukturat që ai i informoi ishin organizatorët kryesorë dhe ata vetë e bënë propagandë në opinion se një vrasje e tillë që kishin planifikuar do të ndodhte në pranverë. Këtë skenar e komentoi edhe ambasadori rus z. Oleg Shcherbakgo, i cili konfirmoi se e dinte se një skenar i tillë me sulm të armatosur do të ndodhte në pranverë në Republikën e Maqedonisë.
Një skenar të tillë e ka bërë të ditur deputeti i Partisë Serbe në Maqedoni, Dragisha Miletiç, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kur i paralajmëroi se do të shihni se çfarë do t’ju ndodhë në prill të vitit 2012. Miletiç u injorua sepse vetë skenaristët e organizuan ngjarjen, sepse Shërbimi Sekret i Republikës së Maqedonisë publikoi tullumbaçe testuese për skenarin që planifikonin të performonin.
Pra, meqenëse ata kishin planifikuar të realizonin skenarin më 12 prill 2012, gjatë ditës (4) djem të rinj Filip Slavkovski, Aleksandar Nakevski, Kire Triqkovski dhe Cvetanqo Acevski u ndaluan (rrëmbyen). Fakti që listat telefonike të djemve u rrëmbyen, se më 12 prill 2012, ata nuk kanë pasur kontakt telefonik me askënd gjatë gjithë ditës, përveç orës 15:30, një kontakt 14 sekondash nga një vend i panjohur. Djemtë e rrëmbyer janë torturuar, maltretuar dhe rrahur me metoda të ndryshme, mendërisht dhe fizikisht, i kanë fikur cigaret në trup, janë goditur me sende të forta në trup dhe në fytyrë. Cvetanqo Acevski është prerë me një objekt të mprehtë të brendshmet e poshtme nga mbrapa në gjatësi prej 15 centimetrash dhe gjithë kjo dhe përfundimi është bërë në lokacionin e poligonit në Kamnik ku janë likuiduar, janë qëlluar me armë zjarri me markë të panjohur. Ata u qëlluan në këmbë dhe në duar dhe në fund u vranë me një pushkë të markës së panjohur me municion me plumba special të snajper-it, të blerë nga drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov.
Vrasja është kryer për hakmarrje!
Vrasësit u kanë dërguar mesazh familjarëve të viktimave, ku kanë vizatuar trupat e viktimave, me predha të lëshuara nga Aleksandar Nakev dhe Kire Triqkovski, të cilat lexohen shumë lehtë. Mesazhet mund të lexohen nga raporti i Mjekësisë Ligjore se sa raketa janë lëshuar në drejtim të viktimës Aleksandar Naçev dhe ku janë gjuajtur, si dhe nga deklarata e vëllait të peshkatarit Borçe Stevkovski dhënë në emisionin Në qendër të Vasko Evtovit.
Protokolli Seksional PS.nr. 15267 / 84-12 datë 13.04.2012 është përgatitur për të ndjerin Aleksandër Naçev, i cili ka marrë gjithsej 8 plagë me armë zjarri, shtatë plagë me armë zjarri dhe një plagosje me armë zjarri. Sipas protokollit të seksionit nga Mjekësia Ligjore dhe fotodokumentacionit, shihet saktësisht se torturat dhe keqtrajtimet janë kryer, gjatë të cilave ndaj tij janë gjuajtur 8 predha nga të gjitha anët e trupit, në këmbë, në krahë dhe duke fikur cigare në trup (kryevepër e Ilija Smilevskit për shuarjen e cigareve në trup ekskluzivisht për torturë) dhe thyerje të sendeve të forta në trup. Një predhë e qëlluar nga përpara-mbrapa dhe nga lart-poshtë, duke tentuar ta qëllojë në organet gjenitale. Janë edhe 2 predha të shkrepura nga pjesa e pasme e shpinës, një e shtënë nga lartësia 128 cm nga poshtë lart dhe nga e djathta majtas, pranë shpatullës në lartësinë 148 cm, është gjetur një predhë plumbi, e cila tregon se është një predhë speciale snajper që nuk është artificiale për të mbuluar se çfarë lloj plumbi është dhe nga cila armë është shkrepur. Gjithashtu ka një plagë me armë zjarri nga pjesa e pasme e shpinës në lartësinë 141 cm nga e majta në të djathtë dhe nga poshtë lart me një plagë dalëse në shpatullën e djathtë të paraqitur në foton nr. 68, 69, 70 dhe 73 nga i ndjeri Aleksandër, se si iu gris veshja sportive nga një predhë e posaçme, e cila ishte bërë posaçërisht për shkaktimin e plagëve të tilla për të bërë mbi 20 plagë në dalje. Ekspertët mjeko-ligjorë të autopsisë nuk i kanë shënuar në seksionin e protokollit të trupit të të ndjerit dëmet dhe lëndimet defekte, por vetëm kanë deklaruar se sa dëme ka pasur në veshje!!!
Protokolli seksional me PS nr.15270 / 87-12 të datës 13.04.2012 i është përgatitur të ndjerit Kire Triçkovski, i cili ka marrë gjithsej 4 plagë me armë zjarri, nga të cilat 3 janë plagë dalëse dhe një plagë е qëlluar. Plagët me armë zjarri të të ndjerit Kire dhe Aleksandrit janë karakteristike sepse janë marrë në të njëjtën mënyrë. I ndjeri Kire ka pasur edhe një predhë nga ana e përparme në lartësinë 99 cm nga lart poshtë, gjatë së cilës vrasësi ka tentuar ta godasë në organet gjenitale dhe predha ka dëmtuar kanalin nga fundi i barkut ku ka vazhduar dhe kalon përmes zorrës së trashë dhe del përmes zorrës së trashë prapa. Poashtu, në plagën e marrë në lartësi prej 96 cm, gjatë së cilës predha ka hyrë në vertebrën e katërt dhe në kanalin kurrizor është gjetur një predhë në lartësi prej 100 cm, për të cilën nuk është bërë ekspertizë, për të përcaktuar saktësisht se me cilën armë dhe kalibrit është qëlluar në trupat e viktimave Aleksandër dhe Kire, ku është e pamundur të falsifikohen predha të gjetura në trupat e viktimave Kire dhe Aleksandër.
Në raportin e Mjekësisë Ligjore thuhej se nuk mund të përcaktonin se çfarë arme zjarri u ishte goditur dhe e çfarë kalibri, por vetëm jepnin një mendim mbi supozimin se ishte e mundur përdorimi i armëve të tilla sipas gëzhojave të gjetura në vend.
Filip Slavkovski ka marrë 3 plagë me armë zjarri
Cvetanço Acevski ka marrë 5 plagë me armë zjarri
Për 4 viktimat e tjera, plagët të cilat janë shkaktuar me goditje të forta dhe me të fikur cigare në trup, nuk janë bërë ekzaminime. Ato janë regjistruar vetëm pjesërisht në raportin e Mjekësisë Ligjore se janë të mundshme lëndime gjatë rënies.
Pas vrasjes në poligonin e Kamnikut, rreth orës 19:00 me xhipa janë transportuar në rrugën e dheut pranë Liqenit të Hekurishtës në vendin e Liqenit të Smilkovës, që është rreth 3 deri në 4 km larg, ku janë pritur nga kolegët nga njësisë speciale Marko Milevski, Angelço Georgievski, Dejan Zmejkovski dhe Vahid Berat. Rreth orës 19:40 ata pastruan zonën nga peshkatarët që të mos i shihte askush, në mënyrë që trupat e pajetë të 4 djemve të hidheshin atje. Borçe Stevkovski u kap në liqenin e Smilkovës dhe u mbajt pranë liqenit pranë automjetit të tij Fiat Uno. Në atë moment kanë mbërritur katër peshkatarë të nacionalitetit rom: Ahmet Bekir, Nesim Kemal, Bajram Memedov dhe Nesim Denis. Një nga njësitë speciale doli tek ata dhe i thirri NDALONI POLICIA, kthehuni mbrapa, do të ju vras dhe i ka pyetur se si quhen.
Peshkatarët janë kthyer menjëherë dhe pas largimit të tyre njësia speciale ka qëlluar Borçe Stevkovsin me 4 raketa që peshkatarët kanë dëgjuar dhe kanë qenë dëshmitarë të të shtënave të tilla, të shtëna të tjera dhe zëra tjera nuk janë dëgjuar, dhe i ndjeri Borçe është qëlluar pranë automjetit të tij për të pasur gjurmë që të gjithë 5 të tjerët janë vrarë aty dhe për të mos pasur dëshmitar.
Pas të shtënave ndaj Borçe Stevkovskit, katër trupat e katër djemve u hodhën në tokë buzë liqenit, rreth 50 metra nga Borçe-ja i vrarë. Në atë moment i kanë dërguar mesazh babait të Aleksandër Nakevskit, Goran Nakevskit, që përmes telefonit ta kërkojnë djalin e tij, sepse ka pasur probleme. Pas informacionit, Gorani është shqetësuar për djalin e tij dhe i ka urdhëruar vajzëz së tij Elenës të kërkonte Aleksandrin. Elena e ka telefonuar Aleksandrin në orën 19:45, telefoni i Aleksandrit ka rënë, por duke qenë se ai tashmë ishte vrarë, vrasësit e nxorën telefonin nga xhepi dhe e hapën për të nxjerrë zëra të papërshtatshëm dhe telefoni i Aleksandrit nuk u gjet kurrë. Elena, duke mos ditur se çfarë kishte ndodhur, vazhdoi të fliste dhe i tha vëllait të tij të kthehej menjëherë në shtëpi, pasi prindërit ishin shumë të shqetësuar, megjithëse sipas Elenës prindërit ishin afër saj kur ajo fliste me vëllain e saj, kështu që ajo mendoi se ai ishte në shoqëri, duke u argëtuar dhe do të kthehet më vonë!
Pasi i hodhën djemtë e pajetë në një grumbull, ata i vendosën sikur të ishin vrarë në vend dhe i ujisnin me një shishe uji ku plagët u shkaktuan me armë zjarri në mënyrë që gjaku të rridhte në tokë për të lënë gjurmë të gjakut.
Borçes i është lëvizur edhe krahu i djathtë, i janë vendosur çelësat e mjetit në grusht dhe kyçi i dorës është mbyllur që të duket sikur po ikte nga automjeti dhe është qëlluar.
Pas vrasjes kanë kontrolluar të dhënat në automjetin “Fiat Uno” dhe janë siguruar që pronari është maqedonas me kombësi. Në ato momente janë shfaqur edhe peshkatarë të tjerë që kanë parë ngjarjen, e në mesin e tyre është edhe Zoran Velkovski së bashku me 3 shokë të tij. Policia speciale pasi i ka vënë re i ka identifikuar dhe ka marrë shufrat e peshkimit dhe një shishe plastike me peshk të gjallë dhe i ka lënë mënjanë, respektivisht i ka çuar në stacionin e fundit të autobusit nr. 8 në rrugën e Lubotenit i kanë mbajtur aty që të mos shohin se çfarë do të ndodhë më pas dhe të mos flasin me askënd. Pas marrjes së dëshmitarëve të gjallë nga vendi i ngjarjes, rreth orës 20:50, shërbimet kanë lajmëruar me radio dhe kanë transmetuar lajmin se ka (5) persona të vrarë dhe se nuk dihet kush janë maqedonas apo shqiptarë.
Lajmi ishte se pranë një automjeti Fiat Uno kishte një kufomë, pronari është maqedonas, u njoftua që të kishte reagim publik që njerëzit të shkonin të shihnin dhe të lajmëroheshin në polici se nuk kishte mënyrë tjetër të zbulohet se në këtë lokacion kishte njerëz të vrarë. Njëkohësisht kanë bërë planin e falsifikimit të provave në mënyrë që të mund t’ia montojnë vrasjen dikujt tjetër dhe në të njëjtën periudhë nga ora 20:55 deri në orën 21:05 të datës 12 prill 2012, kanë shkruar një shënim zyrtar për AMU Opel Omega se është vërejtur në vendin e quajtur Vrazji Vir afër pikës kufitare Bllacë me Republikën e Kosovës e cila ka të bëjë me vrasjen e (5) fishtë. Automjeti në fjalë paraprakisht është përpunuar dhe pastruar si i ri, është marrë dhe parkuar në lokacionin e përmendur nga Shërbimet. Pasi mjetin e përmendur e kanë çuar në vendin ku e kanë lënë dhe e kanë gjetur normalisht.
Marko Milevski, Angelço Gergievski dhe Dejan Zmejkovski janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe i kanë lanë trupat e pajetë, dhe janë drejtuar në pikën e karburantit në Radishani për të pritur përfundimin që do të ndodhë për të raportuar për vrasjen pasi që kanë pritur rreth 2 orë. Vahid Beratit iu caktua të shkonte dhe të gjente dëshmitarët Peshkatarë të kombësisë rome për t’i frikësuar dhe kontrolluar, për t’i quar në komisariat për të mos thënë atë që panë dhe dëgjuan, sepse Vahidi i kishte parë pranë liqenit dhe e dinte se ku jetonin, sepse edhe ai ka banuar në vendbanimin Shuto Orizar. Vahidi, duke parë se çfarë po ndodhte, pas pak kohësh është larguar nga policia speciale dhe ka ikur në Gjermani, ku ka kërkuar azil politik.
Marko Milevski, Angelço Georgievski dhe Dejan Zmejkovski shkuan në Radishani për të përhapur lajmin se në Liqen ka ndodhur një vrasje që qytetarët të shkojnë të shohin se çfarë ka ndodhur dhe t’u thonë familjarëve të viktimave se diçka u ka ndodhur djemve të tyre. Ndërkohë, peshkatarët romë, të cilët u ndaluan nga policia dhe u kthyen nga vendi i ngjarjes në afërsi të liqenit të Smilkovës për të mos parë vrasjen, Ahmet Bekiri dhe Nesimi janë lajmruar në shtëpi dhe i kërkuan vëllait të tyre që të vinte dhe t’i merrte pranë liqenit. Rreth orës 22:00 ata kanë shkuar sërish në të njëjtën rrugë për të shkuar në shtëpi dhe kur kanë mbërritur në plazhin e dytë në rrugën e dheut, kanë vërejtur trupa të pajetë të shtrirë në rrugë dhe kanë shkuar në shtëpi pa i parë askush, por nuk kanë vërejtur askënd sepse vrasësit kishin shkuar në Radishani për të dhënë informacion për vrasjen.
Pasi kanë kaluar 2 orë dhe askush nuk ka thritur për të raportuar ngjarjen, rreth orës 22:25 Angelço Georgievski dhe Dejan Zmejkovski nga pompa e benzinës Radishani u drejtuan për në stacionin e fundit të autobusëve nr.8, ku ndodheshin dëshmitarët Zoran Velkovski dhe shokët e tij dhe urdhëruan dëshmitarin Zoran Velkovski të falsifikojë raportin dhe të telefonojë në tel. 192 në QIK nga tel. nr.: 078/323-070 në ora 22:25.29” me datë 12.04.2012 dhe ka raportuar se ka parë një kufomë të njeriut të shtrirë përtokë pranë liqenit të Smilkovës.
Pas kësaj, kujdestari i QIK-ut i ka telefonuar Marko Milevskit për rastin, ndërsa Milevski e ka telefonuar Angelçon dhe e ka urdhëruar të shkojë në liqenin e Smikovës së bashku me Zoran Velkovskin dhe shokët e tij, të cilët kanë shkuar në vendin ku ishin trupat e pajetë të 4 djemve. Angelço Georgievski thirri QIK 192 për të konfirmuar se ka ndodhur një vrasje, për të falsifikuar me sukses raportin e dëshmitarit Zoran Velkovski.
Angelço Georgievski nuk ka përpiluar shënim zyrtar se Zoran Velkovski dhe shokët e tij janë marrë nga stacioni i fundit i autobusit nr. 8 në Lubotenski Pat dhe janë sjellë në vendin e ngjarjes te liqeni i Smilkovës nga të vrarët. Angelço nuk ka përpiluar shënim zyrtar kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes se dëshmitari Zoran Velkovski e ka raportuar ngjarjen dhe se ai u ka treguar rrugën për në vendin e ngjarjes dhe ti regjistroj dëshmitarët në vendngjarje në shënim zyrtar, tre shokët e Zoran Velkovskit, ndërsa gjykatësi Ognen Stavrev nuk e miratoi thirrjen e dëshmitarëve të përmendur nga Zoran Velkovski në seancën gjyqësore me të cilët ka qenë natën fatale të 12 prillit 2012 në liqenin e Smilkovës, tre shokët, ku ata nuk ishin regjistruar askund në buletinin apo dokumentet e Ministrisë së Brendshme. Pastaj në ora 22:45 oficeri Dragan T Canevski i njoftoi të gjitha institucionet që të shkojnë në vend për kontroll. Me të mbërritur në vendngjarje, gjyqtari hetues, prokurori publik dhe grupi inspektues janë udhëzuar nga urdhëruesit dhe organizatorët që të fshehin të gjitha provat dhe të fusin prova të reja të rreme, inekzistente. Kjo është realizuar përmes prokurorit Marko Zvrlevski, i cili dërgohet në vendngjarje për të dhënë udhëzime për mënyrën e ekzekutimit të skenarit pa u evidentuar në procesverbal për këqyrjen në vend. Gjithashtu, Vlado Mirçevski, kreu i EIMNV, i cili ishte caktuar për të vlerësuar vendin nga pikëpamja kriminale, ka koordinuar ekipin inspektues.
Me udhëzimet e dhëna Igor Kralevit, Toni Velkovskit, Dragan Dimiq, Dragan Pop Georgiev dhe të tjerëve, ata filluan me realizimin e asgjësimit të provave dhe falsifikimin e provave të reja inekzistente. Kjo ka zgjatur 3 orë. Askush nuk është lejuar të hyjë në rreth në vendin e shënuar, kështu që ekipi inspektues nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Dr. Bilana Janevska dhe Dr. Zlatko Jaçovskit është dashur të pres 3 orë në automjet për të filluar kontrollin e përbashkët. Dëshmi të shkatërruara dhe të shpërfillura janë gjurmët referuese të personave që kanë qenë të fundit në vend, gjurmët e automjeteve që kanë kaluar të fundit nuk janë kapur. Krimë Tehnika nuk ka shkuar ne vend per te marre vija papilare, grimca baruti, tampone trupi, tampone rrobash per analize ADN-je, nuk eshte bere asnje kontroll balistik dhe nuk jane marre provat materiale ne vend nga ballistikët për të kryer me pas ekspertizë ballistike, nuk është kryer ekspertizë mjeko-ligjore nga eksperti mjeko-ligjor në vend për të përcaktuar nëse dikush i ka lëvizur trupat e të ndjerit pas vdekjes së tyre, nëse janë tërhequr zvarrë, nëse janë hedhur në atë vend për të konstatuar gjendjen e saktë faktike dhe nuk është bërë analiza se si ësthë kryer vrasja.
Për një ngjarje të tillë penalo juridike me 5 viktima që ndodhi më 12 prill 2012 në afërsi të liqenit të Smilkovës në një lokacion aq të dyshimtë se si u gjendën pikërisht për festën e Pashkëve dhe se nuk kishte persona të tjerë për të parë se si u masakruan, kush qëlloi, kush i torturoi, kush i fiku cigaret mbi trupa dhe u largua pa u vënë re ??? Dhe organet e drejtësisë të bëjnë një masakër brutale provash për të fshehur autorët e vërtetë!! Për këtë vepër penale janë kryer dy vepra penale: një vepër penale, masakër i 5 civilëve, vepra penale e dytë është masakrimi i provave nga organet e drejtësisë të cilët pranuan vete dhe firmosën si autorë të masakrës së provave dhe përgatitën RAPORTIN se ishte kryer masakër provash dhe firmosën një procesverbal të tillë i cili ishte përgatitur Nr. Evidencës nr.235-nga -18-03/2018. Gjithashtu, sistemi gjyqësor vazhdoi të mohonte dhe zhvlerësonte provat e reja të dorëzuara nga Zoran Zaev, të ashtuquajturat Bomba në Prokurorinë Publike, të cilat nuk u pranuan nga prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski si relevante për shkak se nuk kishin vlerë provuese. Nuk u pranua as Ankesa me shkrim derguar organeve gjyqësore që përgatitën ekspertizën e falsifikuar, siç është Instituti i Mjekësisë Ligjore, Kriminologjisë dhe Deontologjisë Mjekësore, departamenti i hetimeve penale dhe ekipi i kriminalistikës dhe të gjitha strukturat e Ministrisë së Brendshme që morën pjesë në asgjësimin e provave, të shënuara në ankesën me shkrim prej 10 faqesh, të dorëzuar pranë trupit gjykues Ognen Stavrev më 19.02.2020 nga i pandehuri Fejzi Aziri.
Gjyqtarët Ognen Stavrev dhe prokurorja publike Fatime Fetai e kanë pranuar të gjithë ekspertizën e falsifikuar si të suksesshme, sepse vetë ekspertët kanë pranuar se e kanë falsifikuar ekspertizën dhe kanë përgatitur një RAPORT prej 19 faqesh ku janë renditur të gjitha këto lëshime dhe falsifikimet janë bërë dhe nënshkruar në atë raport.
• Dëshmi të ngritura për të cilat nuk është bërë ekspertizë! Shënimi zyrtar nr.1139/2012 është përpiluar më 12.04.2012 Subjekt i veprës penale të vrasjes. Janë gjetur 4 shkopinj peshkimi dhe një shishe plastike me peshk të kapur ende të gjallë, sendet e gjetura nga personat e lartpërmendur, 5 telefona celularë, para dhe sende të tjera i janë dorëzuar inspektorit Darko Gruqev nga Njësia për krime të dhunshme në SPB Shkup.
• Vetura “Nissan Sani” me targa SK-541-MN është regjistruar në të njëjtin shënim zyrtar, objektet e përmendura janë marrë në vendin e ngjarjes ku më 12.04.2012 kanë mbetur të vrarë 5 civilë në liqenin e Smilkovës dhe nuk janë dhënë për ekspertizë. Nuk ka pasur urdhër nga gjyqtari hetues dhe nga prokurori publik që të përcaktohen shkopinjtë e peshkimit dhe shishja plastike me peshk të gjallë në pronësi të Zoran Velkovskit apo tre shokëve të tij apo të ndjerit Borçe Stevkovski apo djemve të rinj dhe pse për të njejtat nuk është bërë ekspertizë. ???
• Pse nuk bëhet ekspertizë për 5 celularë të viktimave, automjeti NISAN-SANI me targa SK-451-MN në pronësi të njërit prej prindërve të viktimave nuk është kontrolluar, nuk është bërë ekspertizë dhe për herë të fundit është drejtuar nga djemtë ose dikush tjetër e ka sjellur veturën në liqenin e Smilkovës.
• Provat inekzistente të futura dhe të falsifikuara janë: 11 fishekë kalibri 7.62 x 39. 8. fishekë 9 mm 5. predha kal. 9 mm dhe kal. 2 predha. 7,62 x 39 me nr (37) dhe (32). Predha nr.32 është futur në mbrëmje kur janë falsifikuar gëzhojat dhe raketat e sipërpërmendura, sepse predha nr.32 mund të montohej lehtësisht pa shkrepur pushkë, mund të çmontohej me dorë dhe të futej. Pas montimit të predhës dhe gëzhojës, e cila zgjati për 3 orë, ekipi i mjekësisë ligjore nga Mjekësia Ligjore është liruar dhe trupat e (5) viktimave janë ngritur për një kohë të shkurtër. Ngritja ka filluar në orën 5 të mëngjesit, për shkak se Marko Zvrlevski dhe Vlado Mirçevski morën udhëzime që t’i ngritnin trupat gjatë natës në mënyrë që të mos zbulohen detaje, dhe sipas protokollit, për një masakër të tillë me (5) viktima, Inspektimi duhet të kryhet gjatë ditës nga të gjitha institucionet kompetente në të gjitha fushat, me pajisjet më të sofistikuara dhe me kushte shumë më të mira të ofruara nga drita natyrale për kërkimin e gjurmëve dhe provave. Manipulimi vazhdon edhe mëtej. Pas marrjes së kufomave nga vendi i ngjarjes, gjyqtari hetues dhe prokurori publik Vlado Mirçevski, Igor Kralev dhe ekipi inspektues nga Instituti i Mjekësisë Ligjore janë larguar. Një pjesë e grupit inspektues ka qëndruar në vendngjarje deri në orën 07:00, më pas me urdhër kanë ndërprerë këqyrjen dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me qëllim përgatitjen dhe falsifikimin e provave të tjera.
Sepse te (4) djemtë vetëm është falsifikuar vetëm një bërthamë çeliku e një predheje kalibri 7.62×39 me nr. 32 dhe 11 gëzhoja të të njëjtit kalibër. Nuk kishte gjurmë të vlerës identifikuese në bërthamën e çelikut të armës nga e cila është shkrepur, kështu që raketa të tjera të të njëjtit kalibër duhej të falsifikoheshin nën trupa dhe djemtë duhej të lidhnin gëzhojat që ishin falsifikuar. Pasi kanë gjuajtur 1 (një) raketë në Departamentin e Teknikës së Krimit në Ministrinë e Brendshme, ku kanë një repart të posaçëm për gjuajtjen e raketave për të marrë një predhë të padëmtuar për ekspertizë, kanë marrë raketën me kal. 7.62×39 mm dhe janë drejtuar në vendin e ngjarjes pa gjyqtar hetues dhe prokuror publik, me rekomandim të shefit të tyre Vlado Mirçevski. Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e ekipit inspektues: në ora 09:30 Dragan Pop Georgiev, Dragan Dimiq, Islam Zekiri etj. Dragan Pop Georgiev, ka falsifikuar predhën e kalibrit 7.62×39 në vendin ku është ngritur trupi i Filip Slavkovskit dhe i ka bërë thirrje kolegut të tij Dragan Dimiq që në ora 10:56 ta fotografojë dhe ta dokumentojë në fotografi me foton nr.8535. me numër 37. Në foto shihet qartë se raketa nuk është dëmtuar fare, sepse është gjuajtur në një repart special në Krim Teknik të MPB-së.
Pas falsifikimit me sukses të raketës nr.37, kal. 7.62×39, Dragan Pop Georgiev me kolegën e tij janë drejtuar kah kalimi kufitar Blace në vendin e quajtur Vrazhji Vir ku veç më është vendosur respektivisht fabrikuar AMP Opel Omega, për të cilën natën e 12.04.2012 është shkruar shënim zyrtar se është parë në orën 20:55 një AMP Opel Omega në vendin e quajtur Vrazhji Vir, dhe se dyshohet se ka lidhje me vrasjen në liqenin e Smilkovës dhe më në cilin shënim zyrtar nuk thuhet se kush ka raportuar, çfarë ka raportuar dhe si e ka njohur “raporterin anonim” që ka lidhje me atë vrasje? Në atë shënim zyrtar nuk thuhet se kush e ka përpiluar, as është firmosur përpiluesi, por vetëm titulli i Ministrisë së Brendshme.
Gjithashtu, në datën 13.04.2012, ata duhet të shkruanin një shënim tjetër zyrtar se më datë 13.04.2012, ka denoncuar një “person anonim” se në vendin e quajtur Vrazhji Vir është parë një AMP Opel Omega, e cila ka lidhje me vrasjen e (5. ) fishtë pranë liqenit të Smilkovës.
Me urdhër të shefit të Sektorit për Inspektim në vendin e ngjarjes, Goran Miloshevski ka urdhëruar Dragan Pop Georgiev dhe Vladimir Georgievskin që ta marrin Opel Omega, i cili është transportuar nëpër MPB dhe në media është raportuar se është gjetur një automjet që është përdorur nga vrasësit. Dragani më pas ka shkuar në Mjekësinë Ligjore ku viktimave iu bë autopsia për t’u dhënë udhëzime se çfarë të bëjnë e çfarë të mos bëjnë dhe çfarë të fshehin, pasi nga trupat e viktimave janë hequr (2) raketa. Udhëzimet u dhanë për të fshehur informacionin e saktë se me cilën armë janë vrarë viktimat dhe me cilin kalibër. Eksperti i mjekësisë ligjore, Zllatko Jakovski, përmes telefonit e ka informuar shefin e Krimë Tehnikës Miroslav Uslinovski se nga trupat e viktimave janë hequr (2) raketa, mund t’i merrni dhe t’i kontrollojnë ekspertët, por Uslinovski i ka thënë: “Hidhini”, nuk ka nevojë për raketa shtesë sepse kemi material të mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për ekspertizë të re, sepse tashmë i kanë falsifikuar gëzhojat dhe raketat e nevojshme. Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm i atëhershëm bëri me dije publikun se viktimat janë vrarë në mënyrën më profesionale dhe se autorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë.
Natyrisht, kur dihet që provat janë të fshehura!
Pjesa – II
Pasi automjeti u dërgua në Ministrinë e Brendshme, ata bënë planin se si të falsifikonin provat dhe ta lidhnin me vrasjen. Ata duhej të gjenin dheun që automjeti kishte kaluar atje. Më 14 prill 2012 është dërguar sërish grupi i inspektimit të skenarëve për të marrë dheun për ekspertizë në mënyrë që gjithçka të duket ashtu siç duhet. Një nga aktoret e skenarit, Snezhana Nikolovska, eksperte për mikro-gjurmë dhe dhe, e cila është angazhuar për të falsifikuar ekspertizën, në mënyrë që të lidhte automjetin në fjalë Opel Omega, si dhe profilin e ADN-së së Alil Demirit, për të dhënë drejtimin për veprime të mëtejshme. Dheu i marrur është dashur të krahasohet me dheun e marrë brenda automjetit nga tapetet, gomat dhe balta, duke harruar se automjeti në çdo pikë afër liqenit të Smilkovës deri te vendi Vrazhji Vir duhet të kishte bërë rreth 20 km dhe rrugës do të kishte grumbulluar një dhe tjetër me përbërje të ndryshme nga dheu i tokës dhe elementë të tjerë kimikë. Gjegjësisht, sipas Dragan Pop Georgievit, i cili e ka marrë veturën në Vrazhji Vir, ku skenaristët e kanë lënë dhe kanë raportuar në mënyrë anonime për ta gjetur, paraprakisht është përpunuar dhe larë nga brenda dhe jashtë, sikur ka dalë nga ndonjë sallon.
Sipas Deklaratës së konfirmuar nga inspektori dalë nga procesverbali i datës 31.08.2020. Në faqen pesë, paragrafi i parë, në deklaratën e Georgievit se AM Opel Omega ishte aq i pastër brenda dhe nuk ka asnjë shans që njerëzit të lëvizin me atë automjet 20 deri në 30 km dhe të mos ketë papastërti në të.
Ka vazhduar falsifikimi i mjetit në fjalë ashtu si vijon edhe me profilin e ADN-së të Alil Demirit, por ata nuk e dinin se nuk mund ta pastronin mirë kimikisht dhe pas analizës së gjurmëve biologjike brenda automjetit u gjetën pesë profile të ADN-së me identitet të panjohur.
Pas inskenimit të suksesshëm të rastit, porositësit dhe organizatorët nisën një fushatë mediatike 24/7 për të mbjellë frikë dhe urrejtje mes shqiptarëve dhe maqedonasve, duke rrezikuar përplasjet e mundshme dhe shtrirjen e luftës civile. Nga mbrëmja e datës 12.04.2012 në orën 22:00, ata nisën një fushatë përmes portaleve të kontrolluara të skenaristëve për të përhapur lajmin se kush do të merrte informatën i pari se shqiptarët na vranë fëmijët. Qytetarët nga fshatrat përreth dhe në Radishan, mes tyre edhe Goran Nakev, babai i njërit prej viktimave që kishte mbërritur në liqenin e Smilkovës së bashku me bashkëqytetarët e tij nga Radishani, ishin mbledhur rreth orës 23:00, para se të mbërrinte ambulanca për të mësuar se çfarë ka ndodhur në atë ngjarje. Goran Nakev është njoftuar para se të raportojnë se ka pasur (5) vrasje dhe se diçka ka ndodhur me djalin e tij Aleksandar Nakev. Ai është informuar nga i afërmi i tij Oliver Nakev, truproja personale i Maja Ivanovës, bashkëshortës së presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov. Goran Nakev e informoi për djalin e tij dhe vëllain e Oliver Nakevskit, Marjan Nakevski, i cili punonte në njësinë speciale alfa dhe ishte në korrelacion me vëllezërit Nakevski dhe Sinisha Aleksovskin, një nga organizatorët e masakrës në liqenin e Smilkovës. Fushata vazhdoi edhe ditën e nesërme, 13 prill 2012, me media nga skenaristët të cilët organizuan qytetarët në protesta të trazuara kundër popullatës shqiptare, duke sulmuar shtëpitë e tyre, automjetet sepse shqiptarët i portretizonin si vrasës të djemve të rinj në mënyrë që ngjarja të merr drejtim të mëtejshëm si ngjarje ndëretnike dhe intolerancë fetare. Fushata u trajtua në të gjitha mënyrat e mundshme, duke shfrytëzuar emocionet e familjarëve të viktimave dhe të qytetarëve maqedonas etnikë dhe duke i inkurajuar ata që të gjuajnë drunjë dhe gurë ndaj fqinjëve të tyre nga popullata shqiptare për të krijuar urrejtje te popullata me qëllim që skenaristët të shfaqen si shpëtimtarë të popullit.
Duke shfrytëzuar urrejtjen që u krijua mes qytetarëve dhe mbështetjen e tyre, më pas do ta materializojnë duke mbledhur prova dhe duke akuzuar të pafajshëm tnga kombësija shqiptare.
Planifikuesit e këtij projekti kishin për qëllim vrasjen e maqedonasve etnikë dhe në një festë fetare (Pashkë), zgjodhën 12 prill 2012 të Enjten e Madhe për të fajësuar shqiptarët etnikë për të pasur një efekt dhe revoltë më të madhe te popullata vendase. Ata zgjodhën edhe njerëzit për të qenë viktima, ku do të ishte lokacioni (deponi) për të hedhur trupat e viktimave dhe në fund kush do të dënohej me burgim të përjetshëm për këtë ngjarje të koduar “Monstra”! Për të inskenuar dhe realizuar këtë skenar, u zgjodh data dhe vendi i saktë dhe u zgjodhën viktimat nga të dyja palët. Një mundësi të tillë e kishin vetëm shërbimet sekrete, të cilat ishin të koordinuara me klientët që ishin në krye të shtetit dhe qeverisë. Skenari vazhdoi në fushën politike dhe diplomatike për realizimin e projektit për fshehjen e provave dhe falsifikimin e provave të reja inekzistente, siç ishte përgjimi i paligjshëm i komunikimeve telefonike që filloi në orën 15:00 të datës 12.04.2012 dt. ditën e masakrës duke përgjuar një numër qytetarë të kombësisë shqiptarë, përfshirë numrin e telefonit të Fejzi Azirit 070 206 485. Janë përgjuar edhe numrat e telefonit 070 389 167 dhe 072 262 805 të personave që më pas do të jenë dëshmitarë si Armend dhe Fada si bashkëbisedues. Armendi ka raportuar për vrasjen e (5) fishtë në orën 20:58 të datës 12.04.2012, i cili ka dëgjuar për atë ngjarje përmes një lidhjeje radio nga kolegët e tij të njësisë speciale, të cilët e kanë transmetuar lajmin në ETER qëllimisht për të përhapur në opinion se ka pasur një vrasje të tillë. Numrat e telefonit ishin vendosur në një aparat përgjimi, që në atë kohë të lokalizonin një telefon afër zonës së liqenit të Smilkovës, në mënyrë që kur të hidhnin trupat e pajetë të viktimave, të montonin vrasjen, sepse nëse dikush ndodhej aty aksidentalisht do të kishin alibi se sipas stacioneve bazë telefonike, u konstatua se autori ka qenë në vendngjarje. Shërbimet ishin gati për çdo gjë.
Urdhëruesit morën forcë nga qytetarët, të cilët vetë i motivuan të protestojnë kundër popullatës shqiptare më 14.04.2012. Klienti kryesor Nikolla Gruevski nën presionin e ambasadorit amerikan z. Paul Volers, për t’i dhënë fund protestave të dhunshme kundër popullsisë shqiptare (që u shpallën vrasës para kohe), sepse askush nuk u arrestua për të ditur se cilët ishin vrasësit që të kishin arsye për të protestuar dhunshëm kundër shqiptarëve. Gruevski, i gjetur i paarmatosur, thirri një konferencë për media ku kërkoi ndërprerjen e protestave të dhunshme, sepse shqiptarët nuk janë vrasës, ndërsa askush nuk i di kush janë vrasësit. Skenari vazhdoi me thirrjen e qytetarëve të kombësisë shqiptare për një bisedë informative në komisariat për t’i torturuar dhe keqtrajtuar për të pranuar se janë autorë të vrasjeve në liqenin e Smilkovës ose me metodat policore: do të thoni ose do t’ju vrasim, nese nuk je atehere thuaj qe te mos shkosh ne burg te perjetshem dhe nese thua do t’ju lirojmë.
Torturat e tilla kanë zgjatur nga data 13.04.2012 deri më 30.04.2012 nga policë të ndryshëm, kinse në kërkim të autorëve, të cilët tashmë ishin në listën e skenaristëve, të cilët duhej të mbulonin krimin, kështu që policia rrugore ndaloi veturat e shqiptarëve nga rajoni i Shkupit kinse do të bënte një test alkooli dhe urdhëroi drejtuesit e mjeteve dhe bashkëdrejtuesit që t’u merrnin një shtupë për analizë përmes një testuesi të alkoolit të tipit “Dreger”, gjoja nëse ishin të dehur për të marrë një profil ADN-je pa urdhër gjykate.
Po ashtu më 1 maj 2012 nga gjyqtari hetues Vladimir Tufekgjgj është kërkuar që të jep urdhër III.KRIOK.NR.257/2012 me kërkesë të shefit të Byrosë së Sigurisë Publike Vlado Mirçevski i cili ka kërkuar urdhër nga gjyqtari hetues për të hyrë në një depo armësh dhe municionesh nën juridiksionin e Batalionit të Logjistikës në kazermën Ilinden për të ngritur 21 automatikë AK M70 me kalibër 7.62X 39 mm nga përgjegjësi i armëve Kezmedin Demiri, i cili u ndalua në aksion më 1 maj 2012.
Kontrolli i magazinës është bërë pa praninë e personit përgjegjës, me dhunë, është thyer dera e magazinës së armëve, Vlado Mirçevski me ekipin janë dërguar në kazermën Ilinden dhe janë mbajtur 3 muaj në laboratorin e Krim Teknikës në Ministrinë e Brendshme, duke tentuar të falsifikojnë se vrasja nga Alil Demiri është kryer me armën e ARM-së. Kezmedin Demiri u torturua në një stacion policor dhe u kërcënua që të pranonte se vëllai i tij Alil Demiri kishte kryer pesë vrasjet në liqenin e Smikovës.
Me urdhër të Miroslav Ushlinovskit, ka pasur bastisje në shtëpitë e qytetarëve, nga popullata shqiptare duke bërë bastisje të banesave, bastisje të automjeteve, konfiskim të automjeteve, e gjithë kjo është bërë për të terrorizuar popullatën dhe për të fituar kohë për zbatimin e planit dhe të mashtrojnë opinionin se po punojnë për rastin.
Plani ishte përgatitur para se të ndodhte vrasja pesë fishtë dhe dihej se kush duhej burgosur. Plani u planifikua nga organizatorët: atëherë ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankulovska, pastaj shefi i Drejtorisë së pestë Goran Grujovski, Ilija Smilevski pastaj shef i DSK – së nga Departamenti i Terrorizmit, ndihmësi i tij Bobi Stojanovski dhe Sinisha Aleksovski atëherë këshilltar për siguri kombëtare i Presidentit.
Pjesa – lll
Provat e reja të dorëzuara nga përgjimet ilegale të komunikimeve telefonike nga DSK-ja, të marra nga ana e liderit të atëhershëm të partisë më të madhe opozitare Zoran Zaev dhe të dorëzuara në Prokurorinë Speciale Publike të cilat në Gjykatë i janë dorëzuar si të ashtuquajturat bomba. Mbi dëshmitë e shumta në formë të audio inçizimeve, transkripte dhe SMS me fakte të pakundërshtueshme se janë të përfshira shërbimet e MPB-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtë e ka konfirmuar lideri i LSDM-së Zoran Zaev, i cili u betua dhe u pagëzua para ikonës së Nënës së Shenjtë se në vrasjen e 5-fishtë janë përfshirë shërbimet, ndërsa vetura OPEL OMEGA është futur nga shërbimet.
Bisedat telefonike të përgjuara përmbanin 38.000 transkripta, mesazhe dhe 25 audio inçizime të zgjedhura dhe të përzgjedhura personalisht nga prokurorja Fetai për qëllimet dhe nevojat e saj!
Pjesa – IV
Më lejoni të theksoj edhe një herë se ka një numër të madh materialesh në formën e provave me shkrim në mbi 500 faqe, regjistrime video dhe audio, transkripte, mesazhe SMS dhe foto, si planifikonin, organizonin, zbatonin, si i kanë fshehur provat autorët e vërtetë dhe si ia montuan veprën shqiptarëve për vrasjen e pesë fishtë në liqenin e Smilkovës!
Edhe pse gjatë gjithë këtij procesi gjyqsor kam pasur një sërë kërcënimesh, personale dhe ndaj familjes sime, me vdekje ose me burgim të përjetshëm. Disa ishin të drejtpërdrejta e disa të tërthorta nga policia, familjet e viktimave, policia e burgjeve dhe prokurorja Fatime Fetai. Më kanë thënë shpesh të hesht dhe të mos interesohem për çështjen, të mos bëj hetimin tim, të hesht për të shpëtuar veten. Për të mos i dalë pengesë prokurores në synimin e saj, për të përfunduar çështjen me çdo kusht sipas marrëveshjes me mafien, më kërcënonin vazhdimisht si:
• Heshte klientin tënd, mos fol shumë, përndryshe nëse më zemëron do ta djeg dhe nuk do të dalë kurrë nga burgu!!!
• “Hesht” nëse do të shpëtosh veten, hesht se nuk do të akuzohesh!
Gjithashtu, për secilën pyetje që ua kam bërë dëshmitarëve dhe ekspertëve të cilët janë propozuar dhe thirrur për dëshmitarë të Prokurorisë Publike, dëshmitarët: Gordana Jankulovska, Sasho Mijalkov, Sinisha Aleksovski, Ilija Smilenski, Snezhana Nikolovska, Vesna Antiq, Zlatko Skuriq, Zlatko Jaçovski dhe të tjerët m’u përgjigjën me zë të lartë dhe me tonin më të lartë, me kërcënime dhe ofendime, dhe ajo e bëri këtë vetëm për të justifikuar dhe bërë atë që ishte rënë dakord, në të cilën premtoi se do të fshihte të gjitha provat e përfshirjes së tyre.
Por unë, Fejzi Aziri, qëndroj me vendosmëri pas DEKLARATËS sime, si për provat e publikuara ashtu edhe për ato të papublikuara, dhe jam i gatshëm, nën çdo përgjegjësi penale, materiale dhe morale, ta mbroj atë para çdo GJYKATE, përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Ju siguroj se nuk kam ndërmend të hesht dhe të kem frikë nga askush, me çmimin e jetës sime, sepse nuk jam gati të mbuloj krimin e dikujt dhe të njollos nderin tim, nderin e familjes, kombit dhe besimit tim. Qëllimi i kësaj aktakuze nuk ishte gjykimi i vetëm Fejziut, Agimit, Afrimit. Alil, dhe Hakiut, por i gjithë populli shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut të dënohet, dhe shqiptarët duhet të paraqiten si përbindësha dhe bisha!!!