-1.6 C
Tetovo
E premte, 21 Shkurt, 2025
BallinaOpinionFejzi Hajdari / S’bëhet reforma me njerëz të stërkonsumuar, vetëm nëse ajo...

Fejzi Hajdari / S’bëhet reforma me njerëz të stërkonsumuar, vetëm nëse ajo kërkohet si alibi për nesër!

Me “reforma” nënkuptohet ndryshimi, sjellja e risive ose në politikë, ky proces manifestohet me, sic thuhet në zhargon, “sjelljen e gjakut të ri”. Më shumë se gjithkush, anëtarësia e “selisë blue”, BDI-së, ka të drejtë të kërkojë reformimin e partisë. Kjo parti gatise është shëndërruar në parti të pensionistëve dhe pleqëve. Prej vitit 2002, në këtë parti kalëruan, të njëjtët politikanë e funksionarë të cilët për rreth 24 vite, u shndërruan në biznesmenë, milionerë, të cilët filluan të ndikojnë madje edhe në korrigjimin e ligjeve konform intereseve të caktuara grupore-politike, pastaj për t’i punësuar njerëzit e tyre të afërt në pozita, ku pagat mujore fillojnë nga 1000 euro dhe shkojnë deri në 4000-5000 euro. Natyrisht, që për këtë kanë të drejtë anëtarësia, sepse për 24 vite të pazëvendësueshmin Fatmir Besimin, e shohim prej te zëvendësguvernatori i Bankës Popullore, herë Ministër i Ekonomisë, herë i Mbrojtjes, herë i Financave…thua t’i se ky është Henry Kissinger?!! Kështu është puna edhe me Talat Xhaferin…, nga njëri post tek tjetri, poashtu edhe me Bujar Osmanin, Musa Xhaferin, Artan Grubin etj.

Ne e dimë pak a shumë se pse Fatmirët, Talatët, Bujarët, Grubët e disa të tillë si këta, i “duan” të gjithë partnerët maqedonas qeverisës (!), prandaj edhe nuk i “japin e anashkalojnë lehtë…”. Nuk i japin ose më mirë thënë, i mbajnë në poste, sepse, sipas tyre, “punët i kryejnë me nderë!”.

Këto janë disa nga argumentet, për të cilat anëtarësia ka të drejtë të kërkojë reforma (ndryshime) rrënjësore në “partinë e plakur”. Këtë të drejtë në parim do ta kishte anëtarësia apo figurat e reja politike të pakonsumuara, meqë flitet për refomë, ndryshim e veting…

Por, të kërkoj reforma Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Bujar Osmani, Talat Xhaferi, Artan Grubi dhe disa tjerë “patriotë” milionerë brenda “DUI”-it, është jo qesharake, por ABSURDE dhe PARADOKSALE! Sepse, fundja gjithçka që është bërë në BDI, nuk është bërë pa lejen e Ali Ahmetit, prandaj përgjegjësinë duhe ta mbajnë të gjithë njësojë, prej të Grubi e deri tek Musa e Bujari… Pra, nga Ahmeti anëtarësia duhet të kërkoj përgjegjësi dhe jo reforma apo veting!

Është çmenduri e llojit të paparë, se si mund të prisni ndryshim e reforma nga njerëzit që aktualisht janë në kreun partiak, e të cilët janë përplotë skandale e afera të tipit “Soravia”, “Eurovia”, “Llotaria”…?

Gjatë të qenurit në pushtet të këtyre njerëzve, për 23 vite, shqiptarëve iu ndodhën raste të montuara, si rasti i “Sopotit”, “Brodecit”, rasti “Alfa”, “Lagjja e Trimave”, rasti “Monstra” etj. Po gjatë kësaj periudhë kohore populli shqiptarë me kushtetutë u pagëzua si “popull 20 përqind”, flamurit kombëtarë iu zvogëlua dimenzionet e përdorimit, u përpilua Enciklopedia nënçmuese e fyese për shqiptarët, me para të taksapaguesve, si dhe shumë veprime tjera ofenduese për shqiptarët… Më pastaj u vranë në mënyra misterioze dhe shumë të dyshimta, e pa ndonjë epilog të qartë gjyqësor, komandant Isa Lika, Harun Aliu, Komandant Shqiponja etj.

Pra të gjitha këto zhvillime tragjike dhe ofenduese për shqiptarët, ndodhën pikërtisht në kohën kur qeverisnin këta njerëz, të cilët sot çuditërisht kërkojnë reforma apo veting!!!

A thua, a ka logjikë dhe shpresë të pritet reformë nga njerëzit të cilët bartin përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për shumë nga skandalet dhe afera të sipërpërmendura.

Nisma ose vendimi i BDI-së për reforma mund të kishte kuptim, vetëm nëse eventualisht “ndonjë partner politikë maqedonas” kërkon “reformën” me qëllim të krijimit të “argumentit” apo “alibisë”, për bashkangjitje në bashkëqeverisje nesër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments