Fronti Europian do të parashtrojë kërkesë deri te Prokuroria për të ngritur procedurë për pushtetin aktual për shkak se vitin e kaluar gjatë financimit të komunave nuk janë marrë parasysh edhe qytetarët që jetojnë jashtë vendit, përkatësisht është përfshirë vetëm popullsia rezidente. Me këtë është bërë dëm i madh financiar ndaj pushteti lokal për shkak se, siç theksoi deputeti Seknder Rexhepi, kjo nuk është paraparë në asnjë ligj. Ky reagim vjen pasi Gjykata Kushtetuese javën e kaluar shfuqizoi dispozitën rreth metodologjisë për regjistrimin e popullsisë të vitit 2021, por megjithatë, vendimi nuk ka veprim retroaktiv.Nga VLEN drejtpërdrejtë akuzojnë BDI-në se është përgjegjëse për pranimin e metodologjisë së regjistrimit.
Nga BDI akuzojnë se VLEN është ajo që zbaton politika antishqiptare. Ne do të qëndrojmë në mbrojtje të barazisë, të drejtës së përfaqësimit dhe vlerave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, thonë integristët.
Javën e kaluar Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dispozita të Metodologjisë së Regjistrimit të popullsisë të zbatuar në vitin 2021 për shkak se u vlerësua se janë tejkaluar kompetencat kushtetuese me atë është kryer kategorizim i popullsisë rezidente dhe jorezidente. Nisma ishte parashtruar nga Skender Rexhepi – Zejdi.