8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFE akuzon VLEN-TARAVARIN, për presione ndaj drejtorëve të spitaleve.

FE akuzon VLEN-TARAVARIN, për presione ndaj drejtorëve të spitaleve.

Fronti Europian akuzon ministrin e shëndetësisë Arben Taravari se po bën presion që të japin dorëheqje drejtorët organizativ dhe mjekësorë në të gjitha klinikat. Sipas tyre, Taravari ka urdhëruar njerëzit e tij të afërt që t’i urdhërojë drejtorët që të dorëhiqen. Habiten pse kjo ndodhë pasi në Kuvend tashmë ka arritur propozim ligji për mbrojtje shëndetësore, me të cilin shfuqizohet funksioni drejtor ekonomik.“Të cilët me urdhër të ministrit Arben Taravari, po iu bëjnë shtypje psikologjike dhe institucionale deri në nivel të kërcënimeve drejtorëve organizativ dhe medicinal edhe pse kanë mandat, që të japin dorëheqje nga funksioni dhe detyra e tyre”, tha Rina Ajdari – deputete e Frontit Europian.

Megjithatë, deputetja Ajdari shprehet se drejtorët nga radhët e Frontit Europian, nuk do të japin dorëheqje.


“Pothuajse në të gjitha klinikat. Edhe mbi ata të cilët kanë mandat edhe mbi ata të cilët nuk kanë mandat, tek të gjithë është ushtruar presion nga ana e individëve të caktuar, të cilët kanë marrë urdhër nga ministri i shëndetësisë Arben Taravari që t’iu bëhet presion. Drejtorët nuk japin dorëheqje, drejtorët tanë nuk japin dorëheqje”, shtoi deputetja e Frontit Europian, Rina Ajdari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments