Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar një tjetër dozë përforcuese të Covid-19 nga vaksinat Pfizer ose Moderna për njerëzit e moshës 50 vjeç e lart.
Kjo do të thotë se personat e kësaj grupmoshe do të mund ta marrin vaksinën për të paktën katër muaj pas rivaksinimit të tyre me dozën e tretë.
Deri më tani, FDA ka lejuar dozën e katërt vetëm për njerëzit 12 vjeç e lart që kanë një sistem imunitar të dobësuar rëndë. Agjencia tha se ky grup i veçantë mund të marrë gjithashtu një përforcues shtesë, dozën e pestë.