3.9 C
Tetovo
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
BallinaLajmeFBI e kishte njoftuar Maqedoninë për 20-vjeçarin nga Tetova që paralajmëroi vrasje...

FBI e kishte njoftuar Maqedoninë për 20-vjeçarin nga Tetova që paralajmëroi vrasje masive (FOTO)

Një 20-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës kishte kërcënuar përmes një rrjeti social se do të kryente një vrasje masive, ndërsa policia e Maqedonksë, pas një njoftimi nga Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI), ka kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku është gjetur një arsenal i tërë armësh. Është arrestuar edhe gjyshi i tij 89-vjeçar, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

I riu do të përgjigjet për terrorizëm, ndërsa gjyshi për posedim të paligjshëm të armëve, raporton gazeta KOHA.

“Sipas dyshimeve, K.H. (20), në fund të muajit janar të këtij viti, përmes aplikacionit social ‘Discord’ ka dërguar një kërcënim serioz se është i gatshëm të kryejë sulm me armë zjarri, me pushkë automatike AK-47, e njohur si ‘Kallashnikov’, duke pretenduar se ka probleme me shëndetin mendor. Frymëzimit për një sulm të tillë i ka shërbyer ngjarja e 14.12.2012 në SHBA, kur Adam Lanza, po ashtu 20-vjeçar, në një shkollë në SHBA me pushkë automatike vrau 26 persona, prej të cilëve 20 fëmijë”, thuhet nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PNKOK).

Kërcënimet janë vërejtur nga FBI-ja amerikane, e cila ka njoftuar Ambasadën e SHBA-ve në vendin tonë, ndërsa ambasada ka alarmuar prokurorinë dhe policinë.

“Pas informacioneve të marra nga Ambasada e SHBA-së në Shkup se nga ana e FBI-së është paraqitur kërkesë për zbulimin urgjent të një profili në Discord që ndodhet në vendin tonë, e nga ku janë dërguar kërcënimet serioze, MPB në koordinim me PNKOK ka ndërmarrë veprime për zbulimin e autorit. Pas identifikimit dhe lokalizimit të adresës së përdoruesit, më 17.02.2026, zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë – Sektori për Luftë Kundër Terrorizmit, me asistencë nga Njësia Speciale ‘Tigrat’ dhe në koordinim me PNKOK, kanë kryer bastisje në shtëpi dhe objekte të tjera në Reçicë të Vogël, Tetovë. Gjatë bastisjeve, te K.H. dhe te anëtarë të familjes së tij janë gjetur dhe sekuestruar më shumë gjëra që përbëjnë vepër penale, përfshirë: armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, pushkë automatike AK-47 me dy karikatorë me 40 plumba 7.62×39 mm, pistoletë ‘M57’ me dy karikatorë me 49 plumba, pistoletë ‘Cherokee’ me dy karikatorë dhe mbi 600 plumba 9 mm, jelekë taktikë, jelekë antiplumb, thika me gjatësi të ndryshme tehe dhe materiale të ndryshme elektronike si prova”, thuhet në njoftim.K.H. dhe gjyshi i tij janë arrestuar dhe ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments