-3.3 C
Tetovo
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
BallinaLajmeFaturat e larta të energjisë në RMV , Ambari: Qytetarët të ankohen...

Faturat e larta të energjisë në RMV , Ambari: Qytetarët të ankohen edhe në KRRE

Nuk janë të pakta ankesat e qyetarëve të cilët gjatë këtyre muajve kanë marë fatura të lartë të energjisë elektike. Në rastet kur qytetarët vlersërojnë se shumat e faturave nuk janë të vërteta kanë të drejtë fillimisht të drejtohet tek furnizuesi universal EVN pastaj në KRRE ku egziston edhe komision I veçantë i cili vendos se a duhet apo jo të korigjohet fatura thotë Faton Ambari nga Komisioni Rregullatorë.

Ambari shton se ka raste kur furnizuesi universal nuk kryen leximin fizik të matësit elektrik në ato raste lëshon edhe fatura të parashikuara të cilat ndodh që të mos jenë edhe reale.

Në rastet ku abonent familjarë të cilët marrin fatura me vlera të parashikuara nuk don të thotë që është vlera reale, ku edhe në muajin e dytë mund të marrin një faturë të parashikuar dhe në muajin e tretë kur bëhet leximi fizik fatura është reale.

Mirëpo ndodh që në të shumtën e rasteve faturat të jenë në vlera shumë më të larta. Në këtë mënyrë un ju bëj thirje tek të gjithë abonentët familjarë pasi të gjithëve na prek në xhepin tonë, furnizuesi universal ofron mundësinë që në web faqen e tyre ti japin vetë konsumatorët gjendjen momentale në matësin elektrik, u shpreh Faton Ambari nga Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Sa I përket asaj se nga fillimi I vitit u rriten faturat e energjisë elektrike për 1 % Ambari thotë se kjo rritje nuk ka ndikuar që konsumatorët të kalojnë nga njëri bllok në tjetër.

“Në rritje të çmimit duke e pasur parasysh edhe komponentat e furnizimit dhe komponentën e shpërndarjes së energjisë elektrike në çmimin final konsumatorët familjarë në bllokun e parë në tarifën e lartë ka pësuar një rritje prej 0.68%, në bllokun e dytë ka rritje prej 0.9 %, blloku I tretë ka shënuar rritje prej 1,93 % dhe bollku I katërt është 2,24 % apo në total kemi rritje 0.9 %. Në tarifën e parë deri në 210 kilovat kemi diku rreth 66 % të abonentëve familjar, 27 % në bllokun e dytë ndërsa në bllokun e tretë kemi vetëm 4 % konsumatorëve, në bllokun e katërt vetem 3 % të konsumatorëve”, theksoi Ambari.

Nga Komisioni Rregullator informojnë se në analizë e sipër është shqyrtimi i rritjes së tarfiës së lirë për një orë shtesë duke e pasur parasysh se tarifa e lirë nga ora 13-15 nga viti 2023 është pjesë përbëresë e faturave të energjisë elektrike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments