“Komisioni Rregullator për Energjetikë u bënë thirrje partive politike të mos i politizojnë vendimet e KRrE-së, që është trup i pavarur”, thonë nga KRRE.
Komisioni rregullatorë me apel, por partitë sot u “ndezën” për këtë temë dhe nuk kursyen as ofendimet.“Faturat astronomike të larta për rrymë janë pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë së Qeverisë së Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. Me shfuqizimin e subvencioneve për rrymë, VMRO-DPMNE ashpër goditi në xhepin e qytetarëve…Të përballur me fatura që arrijnë 8.000, 10.000, 15.000 denarë, një pjesë e qytetarëve kërkojnë mënyrë për t’i paguar, ndërsa të tjerë kërkojnë korrigjim të faturave. Kjo është vetëm një pjesë e serisë së vendimeve dhe politikave të gabuara të VMRO-DPMNE-së me të cilat për tetë muaj e ulën standardin e qytetarëve”, deklaroi Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse e LSDM-së.
LSDM i bëri thirrje Qeverisë që urgjentisht të sjell vendim për shfuqizimin apo uljen e TVSH-së për rrymën dhe ngrohjen, si ndihmë për qytetarët që të tejkalojnë këtë periudhë të vështirë.