“Para se të mendojmë për kryeministër shqiptar ne duhet të angazhohemi që të kemi një shtet të barabartë në aspekt ekonomik, social e kulturor, të zhvilluar. Mendoj se postet janë simbolike, ndërsa përmbajtja është thelbësore”, deklaroi për Alsat-M anëtari i Kryesisë Qendrore të AlternAtivA-s, Faton Fazliu.