Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti, ka njoftuar për takimin e realizuar sot të Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe Sekretarit Organizativ, Blerim Bexheti me kryetarët e degëve dhe një pjesë të funksionarëve dhe ish funksionarëve të nivelit qendror, shkruan Top24.
Postimi plotë i sekretarit të përgjithshëm të BDI-së, Faton Ahmeti
Së bashku me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dhe Sekretarin Organizativ, z. Blerim Bexheti, takuam kryetarët e degëve, dhe një pjesë të funksionarëve dhe ish funksionarëve të nivelit qendror.
Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike më e organizuar në hapësirën shqiptare, në mbrojtje të dinjitetit tonë kombëtar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Vazhdojmë të organizohemi edhe më fuqishëm së bashku me popullin në mbrojtje të legjitimitetit!