Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti në vazhdën e aktiviteve për zgjedhjet e brendëshme në partinë e tij sot në Shkup ka takuar për kaffe dy kandidatët e BDI-së për degën e Çairit, Bekim Nezirin dhe Rexhep Ademin.
“BDI është subjekti i vetëm që po zhvillon zgjedhjet një anëtarë një votë dhe po zhvillon një proces krejtësisht transparent dhe procesin mund ta ndjekin të gjithë përmes faqes sonë në kzp.mk” tha Ahmeti
Gara e brendshme në Bashkimin Demokratik për Integrim në frymë demokratike dhe progresive. Bashkë, diskutojmë për ta bërë BDI-në edhe më të madhe, edhe më të fortë!
Në Çarshinë e vjetër të Shkupit Dardan, takova të dy kandidatët për kryetar të degës së Çairit, Bekim Nezirin dhe Rexhep Ademin.